Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes vendimtare.
Kampioni i juniorëve të Wimbledon dhe i renditur i pari Ivan Ivanov mundi Zangar Nurlanul të Kazakistanit 6-1, 6-4. Bullgari, i cili stërvitet në akademinë e Rafael Nadal, bëri 25 goditje fituese ndaj 5 të kundërshtarit të tij.
I renditur i pesti dhe gjysmëfinalisti i Wimbledon, Aleksandër Vasilev, bëri një rikthim kundër brazilianit Luis Miguel dhe fitoi 2-6, 6-1, 6-0.
Në më pak se 10 ditë, tenistët e jashtëzakonshëm bullgarë do të përballen me sfidën e tyre të madhe të radhës - një ndeshje të Kupës Davis kundër Finlandës në njëshe për meshkuj.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bgtennis.bg
Bullgari Mihaill Kostov doli i dyti në disiplinën e meshkujve "Ngjitje me shkallë sulmuese" me rezultatin 14.30 sekonda në Kampionatin e Parë Evropian të Sportit të Aplikimeve Zjarrfikëse, i cili po mbahet nga 26 deri më 29 gusht në Dollna..
Edicioni i 72-të i Turit Ndërkombëtar Çiklistik të Bullgarisë do të nisë më 30 gusht, në orën 18:00, nga qyteti bregdetar Primorsko, ndërsa fundi i garës do të jetë më 4 shtator në qytetin e Slivenit. Gara, e organizuar nga Federata Bullgare e..
Nënkampionia botërore në gjimnastikë ritmike nga Rio de Janeiro 2025, Stilijana Nikollova fitoi katër medalje të tjera. Përveç vendit të dytë në shumëgarësh dhe në garën ekipore, ajo fitoi një medalje argjendi në finalet e unazës dhe..