Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe me nga katër lojtarë. Dy të parët në secilën grup do të kalojnë në gjysmëfinale.
Kampioni i US Open për të rinj, Ivan Ivanov, është lider i padiskutueshëm në renditjen botërore për tenistë deri në moshën 18 vjeç. 16-vjeçari bullgar e fitoi titullin në konkurrencën individuale në Nju Jork, ndërsa më herët, më 13 korrik, u shpall kampion edhe në Wimbledon.
Nënkampioni i US Open, Aleksandër Vasilev, u ngjit në vendin e dytë të renditjes botërore me 2577.5 pikë. Tenisti bullgar që luan me dorën e majtë nga Sofja, arriti në gjysmëfinalet e singlit dhe në çerekfinalet e dysheve në Wimbledon, si dhe luajti në çerekfinalet e Roland Garros-it.
Për të dy lojtarët, finalet në Çëndu do të jenë paraqitja e fundit në kategorinë e të rinjve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: startphoto.bg
Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në kategorinë 68 kg në Kampionatin Botëror të Mundjes për Femra në Kroaci. Në finalen në Zagreb, ajo humbi 2:4 ndaj japonezes Ami Ishi. Ky është dallimi i parë për mundësen kombëtare në kampionat. Atletët..
Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) shpalli programin e ndeshjeve eliminatore të ardhshme në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Filipine. Në kuadër të tyre, ekipi kombëtar i Bullgarisë do të përballet me Portugalinë. Ndeshja do të..
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..