Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°C, në Sofje – 16°C. Gjatë ditës, nën ndikimin e frontit të ftohtë që kalon nga perëndimi në lindje, do të mbizotërojnë vranësira të dendura të tipit grumbullor me reshje shiu. Rreth dhe pas mesditës, në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, dhe në mbrëmje edhe në rajonet lindore, priten reshje të shkurtra lokale me vetëtima dhe erëra të forta. Ekzistojnë gjithashtu kushte për breshër. Fenomenet do të jenë më intensive në zonat malore dhe në Bullgarinë Veriore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°C, në kryeqytet rreth 29°C.
Në bregdet, moti do të jetë me vranësira të herëpashershme, më të theksuara pasdite. Në orët e mëngjesit, në disa vende do të ketë mjegull dhe ulje të dukshmërisë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 26-27°C. Temperatura e ujit të detit është 24-25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male, vranësirat do të jenë të shumta. Kryesisht mbi masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të zhvillohen vranësira grumbullore me reshje shiu, të shkurtra, por me intensitet të përkohshëm dhe sasi të konsiderueshme, të shoqëruara me vetëtima. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 23°C, ndërsa në 2000 metra rreth 16°C.
Të premten, moti do të vijojë me vranësira të shpeshta, rreth dhe pasdite me vranësira grumbullore dhe reshje shiu në shumë zona. Reshjet mund të jenë përkohësisht intensive. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22°C në zonat perëndimore deri në rreth 30°C në ato lindore, ku përpara mesditës do të ketë më shumë diell.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..