Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin gjithashtu një shfaqje kulinarie me prezantuesin televiziv dhe kuzhinier Uti Bëçvarov, si dhe një koncert të pasur festiv me titull “Me magjinë e folklorit bullgar”, njoftojnë nga Komuna e Silistrës.

Gjatë festës, të gjithë banorët e Silistrës dhe mysafirët e qytetit do të kenë mundësinë të shohin një gamë të larmishme të produkteve të ndryshme të punuara me dorë, bazuar në receta autentike bullgare, si dhe objekte të vjetra që lidhen me korrjen dhe prodhimin e bukës. Të gjitha produktet e ekspozitës do t’u dhurohen institucioneve sociale në Komunën e Silistrës.
Më shumë për bukën dhe për rëndësinë e saj në jetën e bullgarit mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: silistra.egov.bg, BTA - arkiv
Në tre shtete, në tre qytete evropiane – Lion, Mynih dhe Kopenhagen – më 22 nëntor prezantohet projekti i Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit (ShAFJV), “Katalogu online me valle dhe kërcime bullgare”. “Qëllimi i Shoqatës është të..
Vallja bullgare është një magji, një rreth i mrekullueshëm që të mbush me energjinë e papërsëritshme të shpirtit tonë bullgar, traditave, identitetit – rrëfen gazetarja Milena Millotinova, e cila së fundmi prezantoi filmin e saj të ri dokumentar..
90 pjesëmarrës, që përfaqësonin 57 ansamble folklorike bullgare nga Evropa dhe Amerika e Veriut, u mblodhën në Sofje për takimin e tyre të katërt krijues-seminar. Ai kaloi jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive, me punëtori dhe ligjërues të dobishëm, por..