Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri
Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja virtuale e qeverisë quhet Diella dhe do të jetë përgjegjëse për të gjitha prokurimet publike, njoftoi Kryeministri Edi Rama.
Sipas Ramës, vendimet për tenderët do të merren "nga ministritë e tjera" dhe do t'i dorëzohen Diellës, e cila do të ketë statusin e "Ministres së Prokurimeve Publike". Shqipëria do të bëhet një vend ku tenderët publikë janë "100% të pakorruptuar dhe plotësisht transparentë", premtoi Rama.
Deri më tani, Diella ishte një asistente virtuale në portalin qeveritar e-Albania. Platforma u lejon qytetarëve të hyjnë në pothuajse të gjitha shërbimet qeveritare në mënyrë dixhitale. Diella tani ka edhe avatarin e saj, që përfaqëson një grua të re të veshur me një kostum tradicional shqiptar.
Komisionerja e Zgjerimit e BE-së kritikoi Serbinë
Pas 10 muajsh protestash, shoqëria serbe është shumë e polarizuar dhe tensionet po përhapen në rrugët e vendit, paralajmëroi Komisionerja e Zgjerimit e BE-së, Marta Kos, para Parlamentit Evropian në Strasburg. Ajo i bëri thirrje Serbisë të tregojë vullnet të vërtetë për reforma dhe për kapërcimin e përçarjeve të thella, raportoi BTA.
"Komisioni Evropian dënon të gjitha aktet e urrejtjes, vandalizmit dhe dhunës dhe vazhdon të bëjë thirrje për një ulje të tensioneve", tha Kos, duke shtuar se respektimi i të drejtave dhe vlerave themelore, duke përfshirë lirinë e tubimeve paqësore, lirinë e medias dhe atë akademike, është një kusht kyç për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. "Pjesëmarrja e Presidentit Vuçiç në paradat ushtarake në Moskë dhe Pekin, e shoqëruar me deklarata kritike ndaj Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij, nuk është ajo që pritet nga një vend kandidat", komentoi Kos.
Shumica e njerëzve në Qipro janë të përjashtuar nga taksat
Nga 1 janari 2026, 60% e qytetarëve që jetojnë në Qipro nuk do të paguajnë taksa, raporton korrespondentja e BNR-së Branisllava Bobanac. Pas reformës, pjesa e njerëzve të përjashtuar nga taksat rritet nga 45%, që është aktualisht, në 60%, për shkak të rritjes së të ardhurave vjetore të pataksueshme me 1000 euro. Tani ato do të jenë 20 500 euro, njoftoi Ministri i Financave Makis Keravnos. Mbi këtë shumë, grupeve sociale të cenueshme dhe klasës së mesme u ofrohen lehtësime shtesë tatimore, duke përfshirë një zbritje prej 1000 eurosh për secilin fëmijë për të dy prindërit, si dhe për familjet me një hipotekë për shtëpinë e tyre të parë. Kështu, të ardhurat e pataksueshme për shumë qipriotë do të kalojnë 30 000 euro.
Legjislacioni i ri përfshin gjithashtu masa të rrepta kundër evazionit fiskal dhe ekonomisë së zezë, e cila, sipas të dhënave të shpallura, arrin ¼ e PBB-së së Qipros.
Kryeministri grek shpalli lehtësime tatimore
Mes protestave në të gjithë vendin, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi masa për përmirësimin e standardeve të jetesës, raporton korrespondentja e BNR në Athinë Katja Peeva.
Në panairin e Selanikut, Kryeministri grek tregoi se taksa e pronës do të përgjysmohet duke filluar nga viti i ardhshëm, dhe në fshatrat me deri në 1500 banorë do të hiqet plotësisht deri në vitin 2027. Taksa në ishujt kufitarë me deri në 20 000 banorë do të ulet me 30%. Të rinjtë nën 25 vjeç nuk do të paguajnë taksa. Ndihma vjetore për familjet do të rritet në varësi të numrit të fëmijëve dhe të ardhurave vjetore. Për pensionistët gjithashtu do të ketë disa zbritje. Pagat për ushtarakët dhe nëpunësit civilë do të rriten. Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis komentoi se masat kanë një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh dhe janë të mundshme falë luftës kundër evazionit fiskal.
Për herë të parë një kryeministër në detyrë u martua në Slloveni
Kryeministri slloven Robert Golob u martua me prezantuesen televizive dhe influencuesen Tina Gaber, e cila është 19 vjet më e re se ai. Kjo është hera e parë që një kryeministër slloven në detyrë martohet gjatë kohës që është në detyrë. Ceremonia u zhvillua në Vila Tartini dhe u drejtua nga kryetari i bashkisë së Lubjanës Zoran Jankovic, një aleat i ngushtë politik i Golob. Çifti i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet, raportoi The Slovenia Times.
Dasma vjen një vit e gjysmë pasi Golob, 58 vjeç, e prezantoi publikisht Gaber si partneren e tij. Kjo është martesa e dytë për Golob, i cili u nda nga gruaja e tij më shumë se një vit para se të njoftonte lidhjen e tij të re.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi:
Foto: pamfleti.net, BTA, EPA/BGNES, slovenskenovice.si
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në..