Kampioni i US Open, Ivan Ivanov, dhe nënkampioni i tij i të rinjve, Aleksandër Vasilev, janë pjesë e ekipit tonë të Kupës Davis për ndeshjen kundër Finlandës në Grupin Botëror I, raporton BTA. Tenistët bullgarë do të presin skandinavët në ndeshjen e kampionatit botëror jozyrtar të ekipeve për meshkuj më 13 dhe 14 shtator në Plovdiv.
Përveç heronjve të US Open, ekipi bullgar përfshin edhe Pjotr Nesterov, Aleksandër Donski dhe Janaki Milev.
Ndeshja midis Aleksandër Vasilev dhe Otto Virtanen do të shënojë fillimin e përplasjes midis dy vendeve. Nëse rast suksesi, tenistët tanë do të luajnë një ndeshje kualifikuese për të hyrë në Grupin Botëror në shkurt të vitit të ardhshëm, dhe nëse humbasin, do të kenë një play-off për të mbetur në Grupin Botëror I.
Finlanda kryeson me 3:2 fitore në ndeshjet direkte kundër Bullgarisë në historinë e Kupës Davis. Dy ekipet u takuan për herë të fundit në vitin 2014 në Helsinki, ku vendasit fituan 3:2 në një ndeshje nga Grupi II i zonës Evropë/Afrikë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..