Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshtaria bullgare u shpall trashëgimi kulturore jomateriale në Hungari

Foto: Svetlla Kjoseva, "Hemus"

Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari к përfshir në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë. Bullgarët në Hungari e festojnë tradicionalisht Ditën e Pavarësisë më 13 shtator në qytetin Halastelek, jo larg Budapestit. Dita nisi me vendosjen e kurorave pranë monumentit "Dollapi bullgar" të ngritur për nder të kopshtarëve bullgarë themelues të vendbanimit. Ky monument paraqet dollapin tradicional bullgar – një pajisje me të cilën kopshtarët bullgarë ujitnin kopshtet e tyre– njoftoi Svetlla Kjoseva, kryeredaktore e revistës dygjuhëshe “Hemus”.

"Përfshirja e traditës së kopshtarisë bullgare në regjistrin e UNESCO-s është fryt i punës shekullore të paraardhësve tanë dhe përpjekjeve të komunitetit bullgar sot. Kopshtaria bullgare në Hungari nuk është vetëm një trashëgimi historike, por një dije dhe praktikë e gjallë që përcillet brez pas brezi nëpërmjet kopshteve komunale, shkollave, çerdheve dhe traditave familjare" shtoi Kjoseva.

Përpara Agjencisë BTA, Jordan Tjutjunkov, anëtar i redaksisë së “Gazetës Bullgare” në Hungari, deklaroi se, si pjesë e përpjekjeve për ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë së kopshtarisë, ka nisur një bashkëpunim me Muzeun Etnografik në natyrë në Sentendre. “Po punojmë së bashku për krijimin e një kopshti model bullgar, i cili do të paraqesë në mënyrë autentike si teknikat bujqësore të paraardhësve tanë, ashtu edhe mënyrën e jetesës së kopshtarëve bullgarë. Projekti do t’i njohë vizitorët me kontributin e bullgarëve në kulturën agrare hungareze dhe do të tregojë se çfarë do të thotë të krijosh jetë dhe mjet jetese me punë, dije dhe këmbëngulje”, theksoi Tjutjunkov.

Mund të mësoni më shumë për bullgarët në Hungari nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Svetlla Kjoseva, "Hemus"



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” bën një donacion të ri për bullgarët në Shqipëri

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..

botuar më 25-09-11 2.12.MD