Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NEET në Bullgari – pse gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të mos punojnë dhe të mos studiojnë

Foto: Pexels

Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk punojnë dhe nuk trajnohen. Ky grup po rritet në të gjithë Evropën dhe pasqyrohet edhe në raportet e Eurostat. Situata në vendin tonë është edhe më e ndërlikuar për shkak të rënies demografike dhe sektorit të qëndrueshëm gri. Studimet tregojnë se pjesa e të rinjve bullgarë të papunë është e konsiderueshme. Disa prej tyre shmangin vullnetarisht tregun e punës dhe arsimin, duke qëndruar me prindërit e tyre dhe duke u mbështetur te financat e tyre. Disa të tjerë nuk janë të kënaqur me atë që u ofron tregu i punës. "Në përgjithësi, ka një rënie të të punësuarve në përgjithësi në vend, jo vetëm midis të rinjve, për shkak të rritjes negative demografike, imigracionit dhe faktorëve të tjerë", thotë Pllamen Robov nga Konfederata Bullgare e Punësimit dhe shton:


"Ekzistojnë edhe arsye specifike karakteristike për këtë grup të veçantë. Njëra prej tyre, ndoshta më interesante, është rënia e interesit tek të rinjtë për të punuar me kontratë pune. Brezat e rinj preferojnë gjithnjë e më shumë formën fleksibël të punës – freelance (puna e pavarur), kontrata civile, puna mbi projekte, etj. Ndër të rinjtë, ky lloj pune po bëhet gjithnjë e më i përhapur, dhe anasjelltas - puna klasike me kontratë pune po bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse."

Ky ndryshim në qëndrime nuk është vetëm një tekë, por pasqyron një ndryshim themelor në vlerat dhe pikëpamjen e brezit të ri. Të rinjtë nuk kërkojnë vetëm një punë, por edhe një stil jetese që u lejon atyre autonomi dhe ekuilibër. Megjithatë, kjo është një sfidë serioze për modelin ekonomik bullgar, i cili është ende shumë i varur nga format tradicionale të punësimit në sektorë të tillë si prodhimi, shërbimet dhe të tjerë që kërkojnë prani fizike. Statistikat në këtë drejtim janë elokuente:


"Le të themi se numri i personave deri në 29 vjeç që nuk janë të regjistruar zyrtarisht askund, pra as nuk studiojnë dhe as nuk punojnë, lëviz midis 120 dhe 150 mijë - shpjegon Pllamen Robov. - Natyrisht, një arsye tjetër e madhe që ka ndikim është tregu gri. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre të rinjve punojnë në një farë mënyre, por kjo nuk pasqyrohet zyrtarisht, pra ata janë në sektorin gri. Në një shkallë më të gjerë, statistikat tregojnë se në përgjithësi, rreth një milion bullgarë të paarsimuar dhe të papunë që kanë të drejtë të punojnë nuk kontribuojnë në ekonomi."

Sot, gjithnjë e më pak të rinj bullgarë zgjedhin profesione artizanale ose vende pune që kërkojnë prani të vazhdueshme fizike - në fabrikë, ose zyrë. Arsyeja është e thjeshtë: orari nga 09.00 deri në 18.00 orë nuk ofron asnjë fleksibilitet. Dhe çfarë është tërheqëse? Çdo gjë që lejon liri dhe punë në distancë - sektori i IT-së, outsourcing, marketingu dixhital, përmbajtja online, etj. Sipas Robov, kompanitë duhet të përshtaten dhe të ofrojnë më shumë fleksibilitet, dhe brezi i ri - të "zbarkojë" në pritjet e tij:


"Mendoj se ka shumë për të bërë nga të dyja palët, kështu që procesi të funksionojë më mirë. Nga pikëpamja e punëdhënësve - të bëhet struktura e tyre efektive nga brenda, në mënyrë që të ofrojnë paga mjaftueshëm tërheqëse, dhe procesi i punës - mjaftueshëm fleksibël, në mënyrë që të tërheqin të rinjtë. Nga ana tjetër, të rinjtë sot shpesh kanë pritje mjaft joreale. Përmbajtja në internet i përmbyt ata me imazhe të shkëlqyera të karrierave që duken super të lehta dhe të paguara mirë. Por në fakt, nëse jeni 20-23 vjeç, diploma dhe anglishtja nuk janë garanci për një pagë të lartë. Për të arritur atje, ju nevojitet kohë, përpjekje dhe praktikë, jo vetëm njohuri universitare. Prandaj është e rëndësishme që këta njerëz të mendojnë në mënyrë realiste - të jenë më të duruar, të investojnë në vetvete dhe të kenë një vështrim afatgjatë ndaj karrierës dhe marrëdhënieve të tyre me punëdhënësit", tha në përfundim Pllamen Robov në një intervistë për Radio Bullgarinë.


Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Pexels, Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon pranimi i dokumenteve në kuadër të iniciativës për kthimin e bullgarëve nga jashtë vendit

Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...

botuar më 25-09-17 2.03.MD

Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë tashmë është nën kujdestarinë e Ambasadës Bullgare

Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook . “Për herë të parë, shkolla do të..

botuar më 25-09-17 12.48.MD

Ndryshimi i klimës ose faktorë të tjerë janë arsyet për një vit tjetër thatësire në vendin tonë

Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim -..

botuar më 25-09-16 7.45.MD