Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrugët historike të Sofjes

Foto: BGNES

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit.

Kjo ditë është caktuar edhe si festë për kryeqytetin tonë, i cili për shekuj me radhë ka mbajtur emrin Sofja (Sofia), ose “Urtësia” e mishëruar e Zotit. Për nder të shenjtores në qendër të kryeqytetit është ngritur kisha “Shën Sofja”.   Në pjesën nëntokësore, gërmimet arkeologjike kanë zbuluar mbetjet e 50 varreve romake. Ato janë në dispozicion të vizitorëve në pjesën muzeale të kishës.

Kisha 'Shën Sofja'

Në fakt, 17 shtatori u shpall Dita e Sofjes në vitin 1989. Shumë vite para kësaj, banorët e Sofjes festonin më 3 prill - ditën kur Asambleja Kushtetuese në Veliko Tërnovo vendosi që Sofja të jetë kryeqyteti i Bullgarisë - në vitin 1879, një vit pas Çlirimit të vendit tonë nga sundimi osman.

Sot, qyteti tërheq mijëra turistë nga afër dhe larg. I shohim duke kaluar nëpër rrugët qendrore historike dhe tregtare në Sofje. Dhe turi i tyre zakonisht fillon nga Largoja, siç e quajnë jozyrtarisht Sheshin “Pavarësia”. Këtu ndodhen ndërtesa emblematike të ndërtuara në vitet 1950. Midis tyre janë ish-Shtëpia e Partisë, ndërtesa e Këshillit të Ministrave dhe Presidenca.

Largoja dhe godina e Kuvendit Popullor

Këtu ndodhet edhe CUM-i mbresëlënës, një qendër tregtare e vjetër shumëkatëshe - një "vitrinë përfaqësuese" e Bullgarisë socialiste. Sot është vendi më i njohur në Evropën Juglindore me një ansambël ndërtesash të ndërtuara në stilin e realizmit socialist. Vendi është gjithashtu i shquar për faktin se këtu kryqëzohen rrugë kryesore nga antikiteti deri më sot.


Dhe në nënkalimin për këmbësorë, nën kryqëzimin e madh qendror, ndodhet një lloj muzeu në ajër të hapur, ku mund të shohësh se si dukej një rrugë në qytetin e lashtë të Serdikës. Këtu, mund të shohësh mbetje nga koha kur ky qytet ishte brenda kufijve të Perandorisë Romake dhe madje të shkosh deri te altari i një tempulli të hershëm të krishterë, të zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike rreth 15 vjet më parë. Pranë Largos ndodhen dy nga monumentet më të rëndësishme arkitekturore që na pëlqen t'ua tregojmë turistëve. Kjo është ndërtesa e Banjës Qendrore Minerale , ku sot gjendet Muzeu i Historisë së Sofjes, dhe në anën tjetër të Bulevardit “Princesha Maria Luiza” është ndërtesa e Tregut të Mbuluar ose “Halite”, siç është i njohur - një kryevepër e vërtetë arkitekturore.

Dhe kur të jeni këtu, tek Halite, kushtojini vëmendje burimeve të pafundme me ujin mineral të Sofjes. Ato janë gjithashtu një simbol që ka shkelur në stemën e kryeqytetit tonë. Nuk mund të mos përmendim edhe "trekëndëshin e tolerancës" - këtë tipar të njohur bullgar, për shkak të të cilit një tempull i krishterë dhe një xhami myslimane kanë bashkëjetuar në paqe për shekuj me radhë, dhe jo shumë larg ndodhet edhe një sinagogë hebraike.

Kjo përzierje në dukje e papajtueshme e kulturave, feve, historive moderne dhe simboleve të lashta e bën qytetin tonë unik dhe interesant edhe për ne, njerëzit që kalojmë nëpër qendër të Sofjes çdo ditë.

Dhe rrugët janë plot jetë dhe humor. Çdo ditë diçka e re shfaqet në Sofje. Në vend të ndërtesave të mërzitshme dhe gri, shfaqen dritat e një klubi të ri muzikor, ose një grafit i madh dhe shumëngjyrësh në fasadë. Sofja po bëhet më e ndritshme dhe më shumëngjyrëshe çdo ditë, falë njerëzve.


Por çfarë do të ishin ndërtesat pa banorët e Sofjes që dinë të tregojnë historitë e tyre? Platforma e internetit "Rrugët Historike" i paraqet ato. Këtu takohen jo vetëm njerëz që kanë interesa në fushën e historisë: përmes kësaj platforme, lindin edhe ide të mira për ndryshim, në mënyrë që qyteti të bëhet më miqësor dhe më afër njerëzve. Mjafton të dalim nga makinat dhe të hedhin një vështrim drejt kryeveprave arkitekturore përgjatë rrugës për këmbësorë "Graf Ignatiev"


Dhe jo vetëm ndërtesat si Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, Klubit Qendror Ushtarak dhe Shtëpia e Sërmaxhievit (tani rezidenca e ambasadorit turk) janë të denja për admirim. Në pothuajse çdo lagje të vjetër të kryeqytetit ka xhevahire arkitekturore, të cilat, për fat të keq, janë në gjendje jo shumë të mirë dhe presin që dikush t'i vlerësojë dhe t'u kushtojë vëmendjen që meritojnë.


Dhe vërtetë ka vëmendje ndaj kohërave të vjetra të Sofjes, dhe kjo kryesisht vjen nga të rinjtë që nuk duan të jetojnë në një qytet të mërzitshëm dhe të zbrazët. Pikërisht në këtë kanë përqendruar përpjekjet e tyre autorët e platformës "Rrugët Historike". Ata kanë organizuar tashmë një seri bisedash kushtuar arkitektëve të Sofjes së vjetër në fillim të shekullit të 20-të. 


E përbashkëta në historitë e tyre është se ata kanë një rrugë dramatike jetësore dhe një trashëgimi mbresëlënëse të një numri ndërtesash të ndërtuara, thonë autorët e “Rrugëve Historike”. Disa nga temat e tyre hedhin dritë drejtpërdrejt mbi "Shtëpitë e Sofjes", të ndërtuara më shumë se një shekull më parë, por që mbeten të pakrahasueshme me fasadat e tyre luksoze dhe në të njëjtën kohë me praninë e tyre diskrete në zonën qendrore të qytetit.

Mund të flitet shumë për shtëpinë e bukur në stilin vjenez të oficerit të famshëm ushtarak Dimitër Jabllanski – kryetar bashkie i kryeqytetit nga viti 1897 deri në vitin 1899. Është e rëndësishme të përmendet se gjatë kohës së tij u nënshkruan kontratat për elektrifikimin, duke e bërë Sofjen një nga qytetet e para në Evropë që mori energji elektrike. Dhe me këtë erdhën edhe tramvajet.


Për të shënuar në mënyrë të përshtatshme Ditën e Sofjes, “Rrugët Historike” dhe Bashkia e Sofjes organizojnë një ekspozitë me titull “Na ishte një herë në Sofje”. Ideja është të shfaqen kartolina të vjetra që zbulojnë të kaluarën e qytetit tonë. Ekspozita do të qëndrojë në Kopshtin e Kristalit deri më 28 shtator. 


Çfarë tjetër përmban platforma e internetit “Rrugët Historike”, mësojmë nga bashkëthemeluesi i saj dhe udhërrëfyesi mbi rrugët e së kaluarës Zdravko Petrov:


"Iniciativa "Rrugët Historike" tashmë ka historinë e vet, pasi këtë vit festuam 8 vjet organizim të ngjarjeve të ndryshme që lidhen me popullarizimin, veçanërisht të arkitekturës së vjetër të Sofjes. Dhe kjo na ndihmon të mësojmë shumë rreth punës së figurave të rëndësishme nga e kaluara e kryeqytetit tonë dhe e vendit tonë në përgjithësi. Ne organizojmë ture në pjesë të ndryshme të qytetit, gjithashtu kemi shumë ekspozita, si kjo aktuale, dhe shumë biseda tematike me publikun.

Rruga 'Tërgovska'

Ekspozita “Na ishte një herë në Sofje” përfshin 28 panele që ilustrojnë pamje kurioze të bëra në fillim të shekullit të 20-të - deri në Luftën e Dytë Botërore. Nëpërmjet tyre, do të jemi në gjendje të bëjmë një shëtitje imagjinare nëpër vende që nuk ekzistojnë më, por shumë njerëz kanë dëgjuar për to. Për shembull, do të shohim rrugën legjendare “Tërgovska”, do të ndalemi para hotelit madhështor “Union Palace”, do të kujtojmë të ashtuquajturën “Kafeneja e Shkrimtarëve” - ose ëmbëlsirën “Car Osvoboditel” (“Mbreti Çlirimtar”), e cila ndodhej në kopshtin pranë Kishës Ruse. 

Hoteli 'Union Palace'

Dhe do të shohim gjithashtu se si dukeshin vendet që kalojmë sot, p.sh. Bulevardi “Car Osvoboditell” (Bulevardi “Mbreti Çlirimtar”), “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe “Llëvov Most” (“Ura e Luanëve”) , por përmes pamjeve do të bëjmë një krahasim se si ishin ato rreth një shekull më parë dhe si duken sot.”

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: visitsofia.bg, hramsvetasofia.com, historyroutes.bg, BGNES, Vlladimir Petkov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD

Tre këndvështrime të historianëve bullgarë mbi Bashkimin e Bullgarisë në vitin 1885

Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..

botuar më 25-09-06 5.30.PD

Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..

botuar më 25-09-05 5.30.PD