Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Gjermani ngritën akuza kundër "mbretëreshës së kriptovalutave" Ruzha Ignatova

Ruzha Ignatova
Foto: Facebook / Dr. Ruja Ignatova

Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane, dyshohet se ka krijuar një skemë mashtruese të tipit piramidë financiare me kriptomonedhën OneCoin, për të cilën kërkohet prej vitesh. Aktakuza ndaj Ignatovës, e vetëshpallur si “mbretëresha e kriptovalutave”, përfshin 600 faqe. Në të janë identifikuar 17 500 viktima, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 57 milionë euro. Ajo ndodhet në listën e 10 personave më të kërkuar në botë nga FBI, si dhe në listën e personave më të kërkuar nga Evropol, raportoi DPA, e cituar nga BNR Horizont.

Ignatova, kompania e së cilës kishte seli në qytetin Greven të Gjermanisë Perëndimore, është zhdukur pa gjurmë që nga viti 2017. Më 25 tetor të atij viti, ajo ka udhëtuar nga Sofja drejt Athinës, dhe prej atëherë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Dr. Ruja Ignatova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komision në Parlamentin Evropian do të monitorojë sigurinë rrugore në Bullgari

Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..

botuar më 25-11-04 9.19.PD

Në buxhetin e vitit 2026 janë parashikuar 10.5 miliardë euro borxh i ri dhe deficit prej 3%

Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..

botuar më 25-11-04 8.56.PD

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD