Bullgaria feston sot 117 vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj. Më 22 shtator 1908, në kishën "Shën 40 Martirët" në Tërnovo, princi Ferdinand I lexoi manifestin me të cilin Bullgaria shpallej mbretëri e pavarur. Sipas traditës, në kalanë "Carevec" në qytet, flamuri bullgar ngrihet me një ceremoni ushtarake. Në festime do të marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalia Kiselova.
Në mbrëmje, në orën 19:30, në sheshin "Mbreti Aseni I" do të zhvillohet një ceremoni solemne me fishekzjarrë. Një paradë festive dhe koncerte janë pjesë e programit kulturor në ish-kryeqytetin bullgar. Në paradën që do të nisë nga "Carevec" drejt qendrës së qytetit do të marrin pjesë orkestra frymore ushtarake nga Bullgaria, Greqia dhe Turqia – pjesëmarrës në Festivalin e 18-të Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore Ushtarake që po mbahet në Veliko Tërnovo. Pas paradës, ata do të performojnë përpara godinës së bashkisë.
Dhjetëra zejtarë po prezantojnë artizanatin e tyre në pazarin e vjetër të Samovodska Çarshia.
Festimet po zhvillohen edhe në mbarë vendin. Në Sofje, kremtimi do të fillojë në orën 11:00 përpara monumentit “Pavarësia e Bullgarisë” në sheshin “Princi Aleksandër I”. Ndër pjesëmarrësit në program janë Garda Kombëtare, kuarteti “Svetogllas”, Orkestra Frymore e Sofjes pranë Qendrës Kulturore “Iskër” të qytetit, dhe të tjerë.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv, BTA - arkiv,
Bullgaria ka një interes të veçantë për partneritete në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të dronëve. Këtë e deklaroi në SHBA kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili udhëhoqi delegacionin bullgar në një takim me përfaqësues nga shteti i..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..
Bullgaria i bën thirrje Federatës Ruse që të ndërpresë menjëherë provokimet ndaj fqinjëve të saj dhe agresionin kundër Ukrainës, si dhe të respektojë rreptësishtë të drejtën ndërkombëtare dhe Statusin e Kombeve të Bashkuara. Këtë e deklaroi ministri..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..