Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria e Rinisë dhe Sportit. Në aktivitet do të marrin pjesë rreth 35 federata sportive, ndërsa hyrja do të jetë falas për të dy ditët. Ngjarjet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 16:30. Vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë nga afër sportistë të njohur bullgarë nga disiplina të ndryshme si gjimnastika artistike, shah, atletikë e lehtë, ngjitje dhe alpinizëm, si dhe të marrin pjesë në aktivitete sportive.

Një nga atraksionet e panairit do të jetë edhe një pistë kartingu në ambient të hapur. Motoja e edicionit të sivjetshëm të Javës Evropiane të Sportit është: “Lëviz më shumë, rri më pak ulur para ekranit”. Projekti është i bashkëfinancuar nga Programi “Erasmus+” i Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria merr pjesë në këtë nismë që nga viti 2015.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bgweekofsport.bg
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..
Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në kategorinë 68 kg në Kampionatin Botëror të Mundjes për Femra në Kroaci. Në finalen në Zagreb, ajo humbi 2:4 ndaj japonezes Ami Ishi. Ky është dallimi i parë për mundësen kombëtare në kampionat. Atletët..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni..