Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri të 13-të me radhë, të titulluar "Global Pop", i cili pritet të dalë në tetor. Në këtë album nuk do të ketë këngë folklorike, por do të ketë një tingëllim folklorik – si nga Bullgaria, ashtu edhe nga pjesë të tjera të botës. Pesë prej këngëve në “Global Pop” u krijuan nga një ekip krijuesish të dëshmuar ndër vite. Muzika është e Magomed Aliev – Maga, ndërsa autorja e teksteve është Gergana Turijska – të njëjtët që qëndrojnë pas hiteve të padiskutueshme të Nina Nikolinës, si "Ti" dhe "Nuk mundem". Rikthimi i tyre si një dyshe vjen me këngën e re “Pasqyrë”. Propozimi për këtë këngë erdhi nga producenti Igor Markovski, i cili e përfshin këngën në projektin “Artistë që këndojnë”.
Nina Nikolina shpjegon pse kjo këngë është shumë e veçantë për të:
„Pasqyrë“ është ndoshta një rrëfim i sinqertë dhe një shprehje dashurie për prejardhjen dhe atdheun. Sepse në tekst ka shumë fjalë të forta që të kapin për fyt. Kur shkroi këtë tekst, Geri Turijska u ndikua nga një turne i formatit të saj “Kuti postare me tregime” në Evropë. Nga të gjitha takimet që ajo pati me bullgarët emigrantë jashtë vendit, ajo solli me vete këtë nostalgji. Ajo vetë tha se nuk është e lehtë të shkruash për Bullgarinë dhe për atë se sa i lidhur je me të dhe sa mund të jesh i lidhur. Sepse ne të gjithë jemi njerëz modernë dhe nuk e tregojmë hapur apo nuk e mbajmë këtë patriotizëm si një medalje, por ai ekziston – është rrënja që na tërheq, mbi të cilën qëndrojmë fort, për të njohur të parët tanë. Profesioni im prej kaq vitesh lidhet me folklorin, i cili vetë është i ngulitur fort në këtë drejtim. Kështu që ndoshta këtë herë në këtë këngë më me vetëdije kemi ngritur dashurinë për Atdheun.Geri Turijska ka vendosur shumë bukur fjalët në tekst, duke lënë qëllimisht disa prej tyre të duken si fjalë të veçanta – kështu që është edhe një sfidë për dëgjuesit t’i gjejnë ato.”
Videoja e këngës „Pasqyrë“ është po ashtu mbresëlënëse. Ajo u xhirua mes pamjeve madhështore të kalasë dhe shkëmbinjve të Bellogradçikut. Përveç bukurisë së Shkëmbinjve të Bellogradçikut, në video shohim Nina Nikolina të veshur me një fustan të dizajnerit të njohur Naim Kan. I mahnitur nga këngëtarja, ai i dhuroi asaj këtë veshje – pjesë e koleksionit të tij të ri, i cili është i frymëzuar nga bukuria e qëndismave tradicionale bullgare.
Më shumë për këngëtaren mund të lexoni në botimet e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/NinaNikolinaMusic
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...