“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im".
Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria Mutafçieva dhe "djali i saj" Mirosllav Mutafçiev do të performojnë një koncert akustik "Vetëm për ty" - kitarë dhe zë. Me këtë koncert, grupi i jep fund një prezantimi të gjatë të albumeve të “Mary Boys Band” të cilat filluan të publikohen këtë vit. Radioja Kombëtare Bullgare është partner mediatik i iniciativës - në maj, grupi pati një koncert me të njëjtin emër në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare në Sofje, dhe tani Mary dhe Miro po e bëjnë këtë koncert në Varna, por në një version akustik romantik. Në të, ata do të prezantojnë albumet "Vetëm për ty" dhe "Rruga e gjatë për në shtëpi".
Koncerti i radhës i “Mary Boys Band” - më 10 tetor në Plovdiv në Shtëpinë e Kulturës “Boris Hristov” - do të jetë krejtësisht i ndryshëm, me multimedia që vizualizon historitë e Mary nga skena. Albumi "Rrugë të panjohura" pritet gjithashtu rreth kësaj date. Do të publikohet pikërisht në kohë për apelin "Vera po ikën, vjeshta po vjen" - refreni i këngës "Rrugë të panjohura" nga “Mary Boys Band”, të cilën të gjithë e kanë kënduar ndër vite.
Por datat e koncerteve nuk kanë mbaruar! “Mary Boys Band” do të festojë 30-vjetorin e tij me një koncert që grupi nuk e ka dhënë kurrë më parë – me një orkestër të madhe simfonike. Ai do të zhvillohet në sallën "Bullgaria" në Sofje më 21 nëntor, Ditën e Familjes së Krishterë. Do të përfshijë hite nga albumet "Rrugë të panjohura", "Vetëm për ty", "Rruga e gjatë drejt shtëpisë", "Ditë të lumtura", "Vazhdo të ëndërrosh" dhe këngë të reja të preferuara. Midis tyre është kënga më e fundit nga “Mary Boys Band” - "Djali im". Ja se çfarë na tregoi Mary për të:
"Po punojmë për këngën dhe i them djalit tim: "Miro, kjo këngë do të quhet "Djali im", dhe ai më thotë: "Aah, jo! Njerëzit do të lodhen nga këngët që i krijon për mua!" - "Vërtet?! - përgjigjem unë, - Atëherë kënga do të fillojë kështu: Djali im ka sy blu!" Për ta bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për të... Por në fakt, kjo nuk është kështu - kjo është një deklaratë dashurie. E vërteta është se ndonjëherë ia vlen thjesht të kthehemi anash, të shikojmë personin që duam dhe t'i themi këto fjalë të drejtpërdrejta: "Të dua!"
Foto: Facebook/Maria Mutafçieva - Mary
Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..
Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...