"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis programi i bullgaristikës, i shpallur më herët gjatë këtij viti.
Në kuadër të iniciativës pilot, e realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Bullgarisë, studentët do të kenë mundësinë të zgjedhin nga disiplinat Gjuha bullgare për studentët me prejardhje bullgare (LCTL 201) dhe Hyrje në gjuhën bullgare (LCTL 101). Ndërsa në pranverën e vitit 2026 do të fillojë edhe një kurs për historinë dhe kulturën bullgare.
Pedagogia e parë në programin e bullgaristikës është Dr. Ilijana Dimitrova nga Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”.
Dr. Dimitrova u përzgjodh nëpërmjet një konkursi kombëtar të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Bullgarisë, lexojmë në një artikull hyrës të Universitetit të Illinois-it. Në Universitetin e Veliko Tërnovos “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”, Ilijana Dimitrova është pedagoglektore e gjuhës bashkëkohore bullgare. Përveç punës së saj si pedagoge në Bullgari, ajo ka përvojë edhe si lektore e ftuar në universitete të huaja – në Spanjë, Gjermani dhe Çeki.
"Studentët bullgarë janë pjesë e komunitetit akademik të Illinois-it që nga viti 1911 – dhe tani, pas një ndërprerjeje të gjatë, ëndrra shumëvjeçare për të studiuar gjuhën dhe kulturën bullgare bëhet sërish realitet!" – thotë konsulli ynë i përgjithshëm, Svetosllav Stankov, dhe i uron pedagoges së parë universitare në Illinois "frymëzim dhe sukses në këtë mision fisnik – të zbulojë bukurinë e gjuhës, kulturës dhe historisë bullgare për një brez të ri studentësh".
Një prioritet tjetër i programit pilot të bullgaristikës në Illinois është lidhja e studentëve amerikanë me universitetet bullgare. Verën e kaluar, me ftesë të qeverisë bullgare, dy doktorantë nga Universiteti i Illinois-it morën pjesë në programin e njohur “Seminari Ndërkombëtar Veror”, i cili ofrohet çdo vit prej më shumë se pesëdhjetë vjetësh nga universitetet bullgare.
Afati për regjistrim në kursin e gjuhës bullgare në Universitetin e Illinois-it është deri më 24 tetor, ndërsa informacion të mëtejshëm të interesuarit mund ta marrin duke shkruar në: reec@illinois.edu
"Ftoj të gjithë studentët bullgarë në universitet që të përfshihen aktivisht në program dhe të ftojnë miqtë e tyre të regjistrohen së bashku me ta!" – shkruan në përfundim konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Iliyana Dimitrova, Facebook/Svetoslav Stankov, illinois.edu
Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..
Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të..
Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është filmi i tretë artistik i regjisorit Millko Llazarov. Premiera..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i..