Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë formuar shtetësinë bullgare dhe vetë popullin bullgar. Këtë e deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova gjatë një forumi shkencor në Akademinë Bullgare të Shkencave, kushtuar 1160-vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar, 1170-vjetorit të krijimit të alfabetit glagolitik dhe 1140-vjetorit të ndarjes nga jeta të Shën Metodij.
Ajo theksoi se me pranimin e krishterimit nga populli bullgar në vitin 865, shteti bullgar hyri në një fazë krejtësisht të re të zhvillimit të tij politik dhe kulturor dhe u shndërrua në një faktor të rëndësishëm në mbarë Evropën.
Veprimtaria u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar "Shenjtor Kirill dhe Metodij", Patrikana Bullgare, Akademia Bullgare e Shkencave (BAS), Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Këshilli i Rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë në Bullgari.
Nënpresidentja e shtetit është kujdestare e festimeve kushtuar 1170-vjetorit të krijimit të alfabetit të parë sllav, atij glagolitik, nga vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të..