Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një port i lashtë nga mijëvjeçari i I para erës sonë ka ekzistuar pranë Kepit Killik

Foto: historymuseum.org

Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë dhe vullnetarë. Kërkimet u përqendruan në gjirin e vogël në jug të Kepit Killik – një zonë që është ndër më pak të eksploruarat nën ujë në pjesën veriore të bregdetit bullgar të Detit të Zi. Bazuar në gjetjet e zbuluara në vitin 2023, arkeologët hodhën hipotezën se në zonën e Kepit Killik ka ekzistuar një strehë për anije në mot të keq, si dhe një port aktiv që i shërbente vendbanimit antik Erite.

Qëllimi i fazës së dytë të kërkimeve ishte përcaktimi i kufijve të zonës së portit pranë fortesës së vonë antike Erite. Vetë fortesa Erite është e shënuar në hartën e njohur antike Tabula Peutingeriana. Sipas të dhënave në këtë hartë, përgjatë bregdetit të Detit të Zi, brenda provincës romake tëMizisë së Dytë, kanë ekzistuar stacione rrugore, ndër të cilat Odessos (sot Varna), Erite (pranë grykëderdhjes së lumit Kamçija) dhe Templlum Jovis (me shumë gjasë pranë qytetit të sotëm Obzor). Të tria kanë qenë qendra të rëndësishme portuale, të vendosura drejtpërdrejt në bregun e detit ose pranë grykëderdhjeve të lumenjve — pra, porte të sigurta për lundrim dhe ankorim.

Gjatë ekspeditës së sivjetshme u regjistruan 348 fragmente nga enë dhe amfora qeramike antike dhe të vonë antike, mes tyre amfora që kanë origjinën nga Herakleja, Hiosi, ishulli Kos, amfora romake, amfora nga Afrika e Veriut dhe të tjera. Ndër gjetjet më të hershme janë tre spiranca prej guri me një vrimë, të cilat mund të datohen që në fillimin e mijëvjeçarit të I para erës sonë.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, mund të përfundohet se akuatoria në jug të Kepit Killik ka funksionuar si vend për veprimtari ngarkim-shkarkimi që nga fillimi i mijëvjeçarit të I para erës sonë deri në fillim të shekullit të VII-të. Gjatë Mesjetës së Vonë, në këtë zonë janë mbytur disa mjete lundruese. Gjeomorfologjia e kepit, i cili në të kaluarën ka qenë me gjasë më i zgjatur drejt detit, ka krijuar një zonë natyrore të mbrojtur portuale, të përshtatshme për ankorim dhe strehim të anijeve.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: historymuseum.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD