Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre formacione do të garonin për vendin e dytë në zgjedhjet e parakohshme, nëse do të mbaheshin sot

Foto: Ani Petrova

GERB-SDS ruajnë epërsinë e tyre në rast të zgjedhjeve të reja parlamentare me 26.4%, sipas rezultateve të një sondazhi të Agjencisë Sociologjike "Trend". Anketa u krye me porosi të gazetës "24 Çasa", përmes intervistës së drejtpërdrejtë të standardizuar "sy më sy", me 1004 të anketuar mbi 18 vjeç, gjatë periudhës 13-20 shtator.

Për vendin e dytë po garojnë tre formacione - "Vëzrazhdane" me 13.9% mbështetje, DPS – Fillim i ri me 13.5% dhe PP – DB me 13.3%.

Në vendin e pestë është BSP – e majta e bashkuar me 7.2%, ndërsa menjëherë pas saj renditenMEÇ me 6.5% dhe ITN me 5.7%.

Partia "Veliçie" qëndron rreth pragut parlamentar me 4.1%, ndërsa APS mbetet nën të, me 2.5%.

Pothuajse gjysma (48%) e të anketuarve deklarua para Agjencisë “Trend” se do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, çka korrespondon me rreth 2 640 000 votues.

Sa i përket qeverisjes politike, vetëm 15% e bullgarëve shprehin një qëndrim pozitiv ndaj parlamentit, ndërsa 77% janë kundër. Vlerësimet pozitive për qeverinë janë 23%, ndërsa ato negative janë në rritje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, duke arritur 66% në shtator.

Për presidentin, niveli i vlerësimeve pozitive (43%) dhe negative (44%) është thuajse i barabartë.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Ani Petrova, Trend



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD