Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkesat e opozitës për ndalimin e fondeve nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë ka gjasa të kenë efekt

Tomisllav Donçev
Foto: BTA

Një nga detyrat e para të kësaj qeverie, para 8 muajsh, ishte shpëtimi i Planit bullgar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, deklaroi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, u bënë përpjekje të suksesshme për të përshpejtuar pagesat dhe zbatimin e projekteve. Nga ana tjetër, kërkesa e eurodeputetëve bullgarë nga opozita për ndalimin e fondeve të planit nuk mund të nënvlerësohet, dhe do të ketë njëfarë efekti, theksoi Donçev. Ai u bëri thirrje komunave bullgare, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, agjencive dhe organizatave joqeveritare që të vazhdojnë zbatimin e projekteve të tyre. “Jemi duke ndjekur një afat ambicioz deri në muajin gusht të vitit të ardhshëm – le të mos sjellin këto stuhi politike pasiguri dhe në asnjë mënyrë të mos ngadalësohet ritmi i zbatimit  të projekteve. Fonde për mbulimin e shpenzimeve të projekteve do të ketë – si nga ana e qeverisë drejt përfituesve, ashtu edhe nga Komisioni Evropian drejt Bullgarisë”, tha gjithashtu Tomisllav Donçev, i cituar nga BNT.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD