Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti nuk mblidhet për ditën e dytë për shkak të mungesës së kuorumit

Foto: BTA

Mosregjistrimi i deputetëve nga disa grupe parlamentare çoi në pamundësinë e fillimit të punimeve të parlamentit për ditën e dytë radhazi. Në përpjekjen e parë, “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), "Vëzrazhdane", Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS), MEÇ dhe "Veliçie" nuk u regjistruan.

Kryetarja e Parlamentit Natalia Kisellova vuri në dukje se pavarësisht pranisë së dukshme të deputetëve në sallë, ata që u regjistruan nuk ishin të mjaftueshëm për kuorum. Ajo komentoi për mediat se vitet e fundit është bërë praktikë që opozita të përmbahet nga regjistrimi si shenjë mospajtimi. "Kjo sjellje duket e papërgjegjshme jo për ne, pjesën tjetër të anëtarëve të parlamentit, por për qytetarët bullgarë, të cilët presin që të ngrihen çështje të rëndësishme për ta", tha Kisellova.

"Ne si opozitë, si anëtarë të parlamentit, si forcë politike që përfaqëson edhe qytetarët, kemi axhendën tonë. Dhe në axhendën tonë kemi propozuar pika për shqyrtim në Asamblenë Kombëtare, por ata refuzojnë t'i pranojnë. Pasi refuzojnë t'i pranojnë atëherë të sigurojnë kuorum", tha Ivajllo Mirçev nga PP-DB. Kuorumi nuk mund të arrihet pa opozitën, pasi këtë javë disa nga deputetët janë në delegacione jashtë vendit.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme , moti do të jetë kryesisht me vranësira të shumta, dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe rajonet juglindore skajore priten reshje shiu. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Të premten , në..

botuar më 25-09-25 7.35.MD

Protestë në mbrojtje të kryetarit të bashkisë së Varnës përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri"

Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir Kocev. Protesta është nën sloganin "Për një Bullgari të lirë - pa /Deljan/ Peevskin, /Bojko/ Borisovin..

botuar më 25-09-25 5.02.MD

Biznesi dhe sindikatat nuk arritën marrëveshje për pagën minimale për vitin 2026

Diskutimi i pagës minimale për vitin 2026 në Komisionin për të Ardhurat dhe Standardet e Jetesës të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh përfundoi pa marrëveshje midis biznesit dhe sindikatave. Për shkak të mungesës së konsensusit,..

botuar më 25-09-25 2.58.MD