Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir Kocev. Protesta është nën sloganin "Për një Bullgari të lirë - pa /Deljan/ Peevskin, /Bojko/ Borisovin dhe mafian!" dhe është organizuar nga shoqata civile BOEC. 
Deputetët nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) erdhën gjithashtu për të mbështetur protestën. Ivajllo Mirçev nga "Po, Bullgaria!" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") njoftoi gazetarët se ka informacion se kreu i DPS-NN Deljan Peevski ka fluturuar për në Dubai. "Padyshim që ai ka disa interesa në Dubai", komentoi ai. Bozhidar Bozhanov nga e njëjta parti njoftoi se Komisioni Kundër Korrupsionit, zyra e prokurorit dhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave janë njoftuar për mospërputhje në të ardhurat e deklaruara të Peevskit dhe dyshime për marrjen e fondeve me origjinë të paligjshme.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR, BTA“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..