Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shtri e sëmurë Rufinka”

Pamje nga fshati Poprellka në malin Rodopa
Foto: smolyan.bg

Këngët popullore të krahinës folklorike të malit Rodopa zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo bullgari. Ndoshta më e njohura në mbarë botën është "Doli Deljo kaçak", këngë që udhëton nëpër univers si mesazh muzikor nga Toka, e përfshirë në "Diskun e artë" të anijes kozmike "Voyager". Kënga "E bardhë jam, e bardhë jam, o trimi" konsiderohet si himni jozyrtar i malit Rodopa, ndërsa ndër më të dashurat janë edhe: "Oj vajzë, moj e bukur", "Kërce, Kalinke" dhe “O shkreta rinia e çmendur". Por një kryevepër folklorike u bë e njohur për të gjithë pas daljes në ekran të filmit "Fundi i këngës", xhiruar në vitin 1971 nga regjisori Milen Nikollov, sipas tregimit emocionues të shkrimtarit Nikollaj Hajtovi – "Ibrjam-Ali". Dashuria e pamundur mes Aliut dhe Najmes, ku vdekja e vajzës së bukur pasohet nga vrasja në pritë e të dashurit të saj, përfundon me këngën që Aliu e donte më shumë se çdo gjë – "U shtri e sëmurë Rufinka".

Katja Paskaleva dhe Vasill Mihajllov në një kuadër nga filmi „Fundi i këngës“

Historia e Rufinkës është plotësisht e vërtetë. E reja jetonte më shumë se 150 vjet më parë në fshatin malor të malit Rodopa, Poprellka. Emri i këtij fshati do të thotë “ndenjëse ku punohet me furkë” (ndenjëse tradicionale ku gratë rrinin dhe përdredhin lesh ose pambuk). Poprellka ndodhet në bashkinë e qytetit Smoljan, rreth 35 kilometra nga qyteti, dhe mund të arrihet vetëm nëpërmjet një rruge të paasfaltuar nga fshati fqinj Kremene. Sot në Poprellka jetojnë vetëm 10 banorë – pa dyqan, pa mjek, pa farmaci dhe pa asnjë lokal. Por fshati ka fituar famë sepse Rufinka e këngës legjendare është nga aty. Emri i saj origjinal është Rufie, që në përkthim do të thotë “E Lartësuar”, ndërsa mbiemri - Çakallova. Rufie është personifikimi i gruas plotë joshje të kësaj krahine malore – e bukur, e mirë dhe punëtore. Ajo bie në dashuri me një djalosh të mrekullueshëm – Asan Kiçukov nga fshati fqinj Nadarci. Të dy janë nga familje të pasura dhe nuk ka pengesa për dashurinë e tyre; pas kësaj vjen fejesa. Por pas fejesës, Rufie sëmuret nga një sëmundje e çuditshme dhe e pashërueshme, dhe disa muaj më vonë ndërron jetë. 

Varri i Rufie Çakallova pranë fshatit Poprellka

Sipas tekstit të këngës, Rufinka që vuante e shtrirë në shtrat, i pyet nënën nëse mund t’i japë çejzin e saj dikujt tjetër, që ta zëvendësojë pranë të dashurit të saj. Jashtë është pranvera e mrekullueshme, ndërsa vajza ndjen se toka po e thërret… Prindërit e Rufies shkuan në Turqi pak pas vdekjes së saj, ndërsa dy vjet më vonë ndërroi jetë edhe nëna e saj. Sipas legjendës, në varrin e vajzës rritet (ose është mbjellë nga nëna e saj) një lule e rrallë, akalegia e bardhë, që nuk gjendet askund tjetër në rajon. Kjo lule rritet vetëm pranë vendit të fundit të pushimit të bukurës Rufinka nga fisi Çakallski, nga i cili nuk ka mbetur trashëgimtarë në Bullgari. Nën petlat e bardha të lules është pllaka varri e të rejës nga mali Rodopa. Vendi është pastruar dhe është vendosur një gur, i punuar nga gurpunuesit nga Smoljani, me tekstin e këngës që e përshkruan historinë e Rufies.

Banorët vendas thonë se i fejuari i saj, Asan Kiçukov, jetoi plot 100 vjet. Dashuria e tyre e paplotësuar u shndërrua në një elegji të trishtueshme kënge, veçanërisht prekëse në interpretimet e këngëtarëve vendas, si i famshmi Veselin Xhigov. Ai lindi në vitin 1940 në fshatin Kutella, rajonin e qytetit Smoljan, me emrin Feim Xhigov. Si  trashëgimtar i një familjeje të madhe këngëtarësh ishte solist shumëvjeçar i Grupit Folklorik “Vievska”.

Veselin Xhigov
Ai njihet me interpretimin e mrekullueshëm të shumë këngëve të krahinës folklorike të malit Rodopa. Por shembulli i pakontestueshëm në repertorin e tij është kënga "U shtri e sëmurë Rufinka", këngë kjo e cila me zërin e tij të thellë tingëllon me madhështinë dhe emocionin e duhur.

Kryevepra e krahinës folklorike të Rodopeve "U shtri e sëmurëRufinka", njihet edhe në përpunimin e bukur të kompozitorit të madh bullgar Krasimir Kjurçijski, por versioni më ndikues është ai fantastik i kolegut të tij, Stefan Dragostinov. Gjatë dy dekadave – nga viti 1974 deri në 1994 – Dragostinov ishte dirigjent, drejtues kryesor artistik dhe drejtor i Ansamblit Kombëtar Folklorik "Filip Kutev". Një theks i rëndësishëm në krijimtarinë e tij është projekti i madh "Antologjia e folklorit bullgar – Ikonat zanore të Bullgarisë dhe Çelësi i misterit", i cili nisi në vitin 1994 së bashku me formacionin koral të krijuar nga kompozitori, "Dragostin Folk National". Kori realizoi 11 albume, ku albumi i parë mban emrin e Rufinkës.

Stefan Dragostinov

Në vitin 2007, në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ndër krijuesit e nominuar nga e gjithë bota, Komiteti Ndërkombëtar World Music i akordoi Stefan Dragostinovit titullin Mjeshtër Botëror (World Master) “për arritje të jashtëzakonshme në fushën e muzikës tradicionale”. Stili i tij si kompozitor u përshkrua nga specialistët si një "sintezë e gjallë midis traditës muzikore kombëtare dhe teknologjive bashkëkohore kompozitorike", ndërsa përpunimi i tij i këngës "U shtri e sëmurë Rufinka" është një pikturë e pabesueshme polifonike, e ringjallur me përsosmëri nga këngëtaret e "Dragostin Folk National".

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto:smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një dirigjent dhe solistë me famë botërore hapin sezonin e Operës së Sofjes me "Tosca"

Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..

botuar më 25-09-25 7.15.PD

ALMA dhe kënga e saj e parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”

Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..

botuar më 25-09-25 6.10.PD
Foto: Facebook/Maria Mutafçieva - Mary

Një seri koncertesh vjeshte nga “Mary Boys Band” dhe një këngë e re - "Djali im"

“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..

botuar më 25-09-24 1.45.MD