Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mision ndërkombëtar rekomandon forcimin e pavarësisë së Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar

Foto: Аni Petrova, BNR

Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës në vend deri më 26 shtator. "Shpeshherë ne, gazetarët, bëhemi objekt i refuzimit për të dhënë intervista, për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve kritike nga ana e politikanëve, institucioneve, si dhe përballemi me vonesa", tha Irina Nedeva nga Shoqata e Gazetarëve Evropianë.

Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha se misioni arriti në përfundimin se mjedisi ligjor në Bullgari krijon rreziqe të vazhdueshme për gazetarët. Rekomandimet e misionit përfshijnë që qeveria të zbatojë reforma për të forcuar pavarësinë institucionale të BNT dhe BNR, duke siguruar burime financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme për mediat shtetërore. Sipas raportit, është e nevojshme të sigurohet një përzgjedhje e drejtë dhe transparente e drejtorëve të përgjithshëm të BNR dhe BNT.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Аni Petrova, BNR


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anita Ekenova

Anita Ekenova: Bullgaria është atdheu i shpirtit tim, Franca – vendi ku jetoj

Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..

botuar më 25-10-17 7.35.PD

Presidenti i dha një urdhër studiuesit më të famshëm të gjuhës bullgare në Kinë, Profesor Ma Sipu

Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..

botuar më 25-10-16 9.38.PD

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD