Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë.
Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit të saj, Dr. Milen Vrabevski, me kërkesë të kryetarit të bashkisë së Pustecit, të rajonit të Prespës së Vogël - Pali Kolefski, qëllimi i të cilit është të sigurojë akses në kujdes mjekësor shumë të specializuar në rajonin e tij, i cili po përjeton një mungesë akute të shërbimeve të specializuara shëndetësore.
"Sot fillon edicioni i tretë radhazi i ekzaminimeve mjekësore parandaluese falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar edhe nga banorë me rrënjë bullgare", informon fondacioni “Kujtesa Bullgare”.
Me bukë e kripë, banorët vendas mirëpritën specialistët mjekësorë nga spitalet prestigjioze bullgare, të cilët janë në dispozicion të tyre për tre ditë - nga 26 deri më 28 shtator.
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Fondacioni "Kujtesa Bullgare"
Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..
Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..