Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të blejë një sistem antidron me hua nga BE

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Vendi do të pajiset me sisteme të veta kundër dronëve. Ato do të blihen nga Ministria e Mbrojtjes përmes një huaje të marrë në kuadër të Mekanizmit Evropian për Investime në Mbrojtje – SAFE. Këtë e sqaroi në një përgjigje me shkrim ministri i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetit Daniell Llorer. Pyetja u shtrua vetëm pak ditë para se të shpallet nisma e Bashkimit Evropian për të krijuar një “mur dronësh” përgjatë kufijve lindorë të Unionit. Përveç Bullgarisë, në këtë projekt do të përfshihen edhe Danimarka, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina – vende që ndodhen në vijën e parë përballë Rusisë.

Me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, admiral Emill Eftimov, forcat ushtarake tashmë janë duke vëzhguar dhe patrulluar hapësirën ajrore të Bullgarisë edhe për zbulimin e dronëve, dhe janë në gatishmëri për identifikimin e shpejtë të këtyre objekteve, sqaron ministri në përgjigjen e tij drejtuar Llorerit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Ministria e Mbrojtjes




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zheço Stankov

Bullgaria mund të jetë porta hyrëse për gazin amerikan drejt Evropës

Heqja dorë nga gazi natyror rus, si nga ana e Bullgarisë ashtu edhe e BE-së, është një proces shumë i gjatë. Këtë е deklaroi ministri i energjetikës, Zheço Stankov, në një intervistë për bTV. “Që në muajin maj, komisioneri evropian Dan Jorgensen nisi..

botuar më 25-09-29 11.06.PD
Borisllav Gucanov

Ministri i punës dhe politikës sociale u shpreh kundër rritjes së taksave në vitin 2026

“Nuk mendoj se duhet të rriten çfarëdo lloj tatimesh apo taksash”, tha ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, për BNT. “Situata e njerëzve është mjaft e rëndë edhe kështu, që të ngarkohet më tej buxheti familjar”, iu përgjigj..

botuar më 25-09-29 8.56.PD

Allbina Jasinskaja nga fshati Rozino i rrethit të Karllovos është fermerja më e mirë organike në BE

Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës organike "Rozino", e cila u themelua në vitin 2012. Ferma organike ndodhet në Luginën e..

botuar më 25-09-28 6.00.PD