Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për meshkuj në Filipine.
Ndër pritësit ishte edhe zëvendëskryeministri Atanas Zafirov dhe familjet e sportistëve. Të gjithë anëtarët e ekipit u kurorëzuan me kurora dhe morën nga një trëndafil të bardhë secili. Ministri i sportit, Ivan Peshev, i dorëzoi ekipit një çek prej 520 000 leva.
Federata e Volejbollit dhe Bashkia e Sofjes organizojnë një ceremoni për pritjen e ekipit në Sheshin “Shën Aleksandër Nevski” pas orës 17:00.
Volejbollisti Simeon Nikollov deklaroi se të gjithë në ekip janë jashtëzakonisht të emocionuar nga ceremonia në Aeroportin “Vasill Levski”. “Çdokush gëzohet kur dëgjon “Bravo” nga prindërit e vet”, shtoi Nikollov, i cili nga sezoni i ri do të luajë për “Lokomotiv” Novosibirsk.
Lexoni më shumë për suksesin e bullgarëve në arkivin e Radio Bulgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe..
Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi titullin e nënkampionit në Formula 3 për sezonin 2025, pasi përfundoi i dyti në garën kryesore në Monza të dielën, më 7 shtator. "Ndihem fantastikisht - tha ai pas finales, cituar nga sportal.bg. - Ishte një vit i..
Ivan Ivanov fitoi titullin në kategorinë e juniorëve në US Open, duke mposhtur Aleksandër Vasilev në një finale historike bullgare . Kështu, pas Wimbledon, kampioni 16-vjeçar ngriti kupën në një turne të dytë radhazi nga Grand Slam. Nxënësi i..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje..