Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 tetorin 2025

Tetori fillon me uljen e temperaturave dhe reshje

Foto: BGNES

Gjatë natës në vend do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, pak më të larta përgjatë bregdetit, ndërsa në Sofje rreth 6°.

Të mërkurën vranësirat do të jenë të shpërndara, në shumë zona shpesh të konsiderueshme. Pasdite në rajone të veçanta në malet Rilla dhe Rodopet do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15°-16° në rajonet perëndimore deri në 23° në zonat juglindore të vendit, ndërsa në Sofje rreth 16°.

Në mbrëmje nga perëndimi do të fillojë shtim i shpejtë i vranësirave dhe do të bjerë shi. Gjatë natës dukke u gdhirë dita e enjte në zonat perëndimore reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Era do të riorientohet nga veri-lindja, do të forcohet dhe me të do të depërtojë ajër i ftohtë.

Në male, vranësirat do të jenë të dendura. Pasdite, në zonën e maleve Rilla dhe Rodopet do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi rreth 2000 metra lartësi – reshje bore. Gjatë natës duke u gdhirë e enjtd, reshjet do të intensifikohen. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 12°, ndërsa në 2000 metra – rreth 5°.

Në bregdetin e Detit të Zi, do të ketë vranësira të ndryshueshme, pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi, e cila rreth dhe pas mesditës do të kthehet në drejtim lindje-verilindje. Temperaturat maksimale do të jenë mes 16° dhe 20°. Temperatura e ujit të detit është 21°–22°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë, por gjatë natës duke u gdhirë dita e enjte pritet të rritet.

Të enjten dhe të premten moti do të jetë i vranët me reshje shiu, ndërsa në male mbi 1800 metra – reshje bore. Në shumë zona, reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Do të fillojë një rënie e ndjeshme e temperaturave. Temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim gjatë ditës – nga 6–7° në rajonet perëndimore deri në 19–20° në rajonet juglindore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

Të premten, në Bullgarinë Perëndimore, edhe në lartësi nën 1000 metra, reshjet e shiut do të kalojnë në borë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ushtria tani ka të drejtë të rrëzojë dronë edhe në kohë paqeje

Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..

botuar më 25-10-31 9.58.PD

Muzeu i Historisë Natyrore – Burgas dërgon një mesazh me një ekspozitë për ruajtjen e Detit të Zi

“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..

botuar më 25-10-31 5.45.PD

Akademia Bullgare e Shkencave nderon iluministët e popullit me një ceremoni dhe ekspozitë solemne

Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..

botuar më 25-10-31 4.35.PD