Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria priti solemnisht legjendat e saj të reja të volejbollit

Foto: BTA

Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara monumentit “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes. 


Gjatë rrugës për në shesh, autobusi me legjendat e reja të volejbollit u prit zhurmshëm nga këmbësorët në rrugët e qytetit. Përpara” Shën Aleksandër Nevskit”, djemtë u pritën me ovacione edhe më të zhurmshme. Njerëzit thërrisnin "Bullgarët - heronj" dhe valëvisnin flamurin bullgar, duke kërkuar autografe dhe foto.



Sukseset e jashtëzakonshme të ekipit më të ri në kampionat, që mbeti i pamposhtur deri në finalen kundër Italisë — e cila arriti të mbrojë titullin botëror — bashkuan kombin tonë të ndarë.


"Gjatë dy ditëve të fundit, kemi filluar të kuptojmë se si janë gjërat në Bullgari, si i kemi nxjerrë të gjithë njerëzit në rrugë, për çka jam mirënjohës. Mendoj se ky është shpërblimi më i madh për ne", tha kapiteni i ekipit kombëtar, Aleks Grozdanov, pas mbërritjes së tij në Sofje.

"Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, sepse përndryshe do të ketë një efekt të kundërt. Sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë sepse nuk jemi më autsajderë ", ​​komentoi trajneri Gianlorenzo Blengini.

Prisni një reportazh të zgjeruar mbi pritjen e ekipit kombëtar bullgar të volejbollit në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në terminalin qeveritar në Sofje pritën volejbollistët bullgarë

Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi  duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..

botuar më 25-09-30 1.02.MD
Ruzhdi Ruzhdi

Ruzhdi Ruzhdi me titullin e gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles

Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..

botuar më 25-09-29 4.34.MD

Bullgaria u rikthye në hartën botërore të volejbollit – pas 55 vitesh është përsëri e argjendtë!

Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..

botuar më 25-09-28 4.30.MD