Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në vitin 2024, pjesa më e madhe e emigrantëve ishte nga Turqia, Ukraina dhe Siria

Foto: BGNES

Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6% e të gjithë emigrantëve. Destinacionet më të preferuara për emigrantët janë Gjermania (16.9%), Mbretëria e Bashkuar (13.9%) dhe Franca (8.9%), sipas të dhënave të detajuara të Institutit Kombëtar të Statistikave mbi proceset demografike në vendin tonë në vitin 2024, të publikuara sot.

Studimi statistikor mbulon gjithashtu personat që ndryshuan vendbanimin e tyre nga jashtë vendit në Bullgari, ose fluksin e emigrantëve, që përfshin bullgarët që u kthyen në vend dhe qytetarët e vendeve të tjera që morën një leje qëndrimi ose status në vendin tonë.

Në vitin 2024, 52 189 persona ndryshuan vendbanimin e tyre të zakonshëm nga jashtë vendit në Bullgari. Nga këta persona, 51.5% janë shtetas të vendeve jo-anëtare të BE-së, 34.9% kanë shtetësi bullgare dhe 13.6% janë shtetas të vendeve të BE-së. Përqindja relative e burrave është 55.9% dhe e grave - 44.1%.

Nga ata që kanë ardhur të jetojnë në vend, 16.0% janë në grupmoshën 0 - 14 vjeç, 72.9% janë të moshës 15 - 64 vjeç dhe 11.1% e emigrantëve janë të moshës 65 vjeç e lart.

Përqindja më e lartë e emigrantëve është nga Turqia (21.8%), Ukraina (16.6%) dhe Siria (10.5%).

Lexoni më tepër në arkivin tonë:

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..

botuar më 25-10-10 1.08.MD

Për të tretin vit radhazi, mjekët bullgarë ofrojnë ekzaminime mjekësore falas në Prespë të Vogël

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit   organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...

rinovuar më 25-10-09 1.51.MD

Natyra apo pakujdesia njerëzore – kush është fajtor për përmbytjet në bregdetin bullgar?

Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..

botuar më 25-10-09 7.10.PD