Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kontrollojnë ndërtesat. Deri më tani, gjashtë gra - tre prej të cilave janë nga Polonia - janë evakuuar nga vendpushimi në komunën Nesebër.
Në këtë fazë, automjetet jashtë rrugës po hasin vështirësi në arritjen e ndërtesave të përmbytura në disa zona. Janë marrë raportime për njerëz në vështirësi, si dhe për makina dhe ndërtesa nën ujë. Janë dërguat ekipe nga Nesebër dhe Pomorie, zhytës dhe një amfib i specializuar janë gjithashtu në vendngjarje, përfshirë nga Varna.
Një burrë po kërkohet - një punëtor ekskavatori në Elenite, u tha gazetarëve Zëvendësministri i Brendshëm Toni Todorov. Rreth 50 persona në katër ndërtesat më të rrezikuara janë ngjitur në katet e sipërme dhe tani janë të sigurt.
Zëvendësministri tha gjithashtu se për shkak të reshjeve të dendura të shiut në rrethet e Burgasit, Montanës dhe Pernikut, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Oleksii Aharkov
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re,..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave..