Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe

Foto: BNR - Plovdiv

Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv, këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri turistik i qytetit.

Ajo është ndërtuar nga tunxh, bakër, hekur dhe granit, dhe përbëhet nga dy pjesë: sipër janë të shënuara muajt, orët dhe minutat, ndërsa poshtë ndodhet mekanizmi me ujë që e vë në lëvizje gjithë sistemin. Atraksioni ndodhet pranë kullës televizive.

Historia e klepsidrës në Plovdiv na kthen pas në epokën romake. Sipas burimeve historike, një orë me ujë ka ekzistuar në Filipopolin e lashtë që ndërmjet viteve 126–161 pas Krishtit, e ndërtuar në tempullin e perëndeshës Venus. Një tjetër prototip i saj është dokumentuar në këmbët e Sahat Tepes (Kodra e Sahatit) në vitin 193 pas Krishtit. Pajisje të tilla ishin jashtëzakonisht të rralla në botën antike – të ngjashme gjenden vetëm në Athinë dhe Aleksandri.
Klepsidra e sotme është krijuar nga mjeshtri i Plovdivit Viktor Limonov, përfaqësues i brezit të tetë të këtij zanati dhe autor i kambanës në kullën e Sahat Tepes. Shoqata “Trimoncium” dhuroi 40,000 leva për ndërtimin e saj.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: BNR - Plovdiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma ikonike prej xhami "Maja" në malin Rodope është rinovuar

Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..

botuar më 25-11-23 6.50.PD
Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me aromat dhe frymën e traditës

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..

botuar më 25-11-22 6.55.PD

Bullgaria tani është pjesë e "Rrugës Evropiane të Verës"

Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..

botuar më 25-11-20 4.26.MD