Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati prej guri Iglika ruan kujtimin për legjendën e kinemasë Nevena Kokanova

Biblioteka Nevena Kokanova në fshatin Iglika
Foto: Veneta Nikollova

E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI.

Vetëm rreth 15 kilometra larg qytetit të Gabrovos, ndodhemi në një fshat tipik bullgar të ruajtur nga shekulli i kaluar. Ky oaz guror, i paprekur nga turizmi masiv, ka vetëm disa banorë të përhershëm. Megjithatë, në Iglika ndjehet një lloj gjallërie nga pushuesit dhe trashëgimtarët e pronave që kthehen në kërkim të një strehimi nga zhurma dhe stresi i qytetit. Emri i fshatit lidhet me “zonjën e parë të kinemasë bullgare” Nevena Kokanova, e cila kaloi vitet e fundit të jetës së saj pikërisht këtu, në një nga shtëpitë prej guri të këtij fshati të vogël, të paprekur nga zhurmat dhe mendjemadhësinë e botës.
Shtëpia e Nevena Kokanovës
Emri i vjetër i Iglikës, deri në vitin 1952, ka qenë Çumacite, dhe banorët e tij kanë qenë mjeshtra të ndërtimit – mësojmë nga Kirill Andreev, pronar i një shtëpie të vjetër në fshat:

“Kjo është muraturë prej guri me lidhje prej dheu, domethënë dheu që përzihet me ujë është prej balte dhe është përdorur si mjet lidhës. Me këtë lloj lidhjeje janë ndërtuar vetëm banesat, ndërsa muret ndarëse dhe stallat janë ndërtuar me muraturë të pastër, pa baltë. Kam lexuar se, kur fillonin të ndërtonin një shtëpi, mblidhnin materiale për 4 apo 5 vjet. Fillonin me gurët. Vini re qoshet – sa precize janë bërë – aq të mprehta, sa që mund të të pritet dora mbi to, dhe këta gurë nuk janë punuar fare. Pastaj mblidhnin trarët, dhe natyrisht tjegullat e çatisë, të quajtura "çigla". Fatkeqësisht, por kjo është e vërteta – mjeshtrit që dinë të rregullojnë çati me këto tjegulla pothuajse nuk ekzistojnë më, dhe dalëngadalë po humbet autenticiteti” – thotë Kirill Andreev.

Në fshatin Iglika janë xhiruar filmat bullgarë “Vampir” dhe “Mbrëmje në Hanin e Antimovit”, me pjesëmarrjen e Nevena Kokanovës. Në vitin 1984, aktorja e ktheu këtë fshat malor në strehën e saj shpirtërore, duke blerë një shtëpi të vjetër dhe duke u vendosur aty deri në ndarjen nga jeta në vitin 2000. Sot, për ish-shtëpinë e saj kujdeset e bija, Teodora. Edhe pse fshati ka jo më shumë se 4 banorë të përhershëm dhe rreth 20 shtëpi të banuara, Iglika ka një Bibliotekë, rreth së cilës vazhdon të zhvillohet një jetë kulturore e gjallë. Ekspozita, koncerte, lexime letrare dhe iniciativa të tjera tërheqin publik të shumtë. Muret e Bibliotekës janë zbukuruar me punime fotografike nga vera e kaluar. Por, eksponatet më të çmuara janë grafikat origjinale të Nevena Kokanovës. Punimet e saj, të krijuara me përpikmëri dhe ndjeshmëri ndaj detajit, zbulojnë një anë më pak të njohur të natyrës së saj krijuese – një artiste vëzhguese, me një shikim intim dhe lirik ndaj botës.

Kirill Andreev, anëtar i komisionit mbikëqyrës të Bibliotekës, na tregon edhe eksponate të tjera që lidhen me kujtimin e aktores së madhe:
Pjesë nga Biblioteka e Nevena Kokanovës
“Ajo që shihni është biblioteka personale e Nevena Kokanovës, e dhuruar nga vajza e saj. Vitin e kaluar, ose dy vite më parë, ajo kaloi 10 ditë këtu, duke i përshkruar të gjitha librat dhe duke i përfshirë në një katalog. Ato janë të renditura sipas temave – letërsi historike, letërsi ruse etj. Gjëja më interesante është se shumica e librave janë të dhuruara me autografe dhe urime nga vetë autorët. Ne i ruajmë me shumë kujdes, sepse janë jashtëzakonisht të çmuar.”

Në fillim të gushtit, livadhet përreth Iglikës u mbushën me ngjyrat e afërsisht 1000 qilimave të vjetër të punuar me dorë, gjatë edicionit të parë të "Iglika Qilim Fest", duke e shndërruar fshatin në një muze të gjallë të trashëgimisë bullgare.

Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Veneta NIkollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma ikonike prej xhami "Maja" në malin Rodope është rinovuar

Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..

botuar më 25-11-23 6.50.PD
Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me aromat dhe frymën e traditës

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..

botuar më 25-11-22 6.55.PD

Bullgaria tani është pjesë e "Rrugës Evropiane të Verës"

Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..

botuar më 25-11-20 4.26.MD