Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT.
Vetëm dy ditë më pas, muzikantët e formacionit B.T.R. nisin një turne evropian që do të zgjasë gjatë tetorit dhe nëntorit. Ky turne vjen si një finale e një viti shumë të suksesshëm për grupin, i cili nisi me një turne kombëtar në klube dhe vazhdoi me një turne botëror me afro 30 koncerte.
Sekreti i një prej grupeve më të suksesshme të rokut bullgar qëndron ndoshta në faktin se djemtë e B.T.R. vazhdojnë të ëndërrojnë edhe pas më shumë se tri dekadash në skenë. Ashtu siç vet ata thonë në këngën e tyre “Ëndrrat”, nga albumi me të njëjtin titull i vitit 1999: “Ëndrrat e bëjnë njeriun të lumtur!”
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: "B.T.R." - ekipi
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR