Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do të dobësohen dhe në disa zona do të ndalen përkohësisht. Gjatë ditës, moti do të mbetet me vranësira dhe reshje shiu, më të shumta dhe më të dendura në Bullgarinë Veriore. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore – nga verilindja. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 13°C, në Sofje – rreth 7°C. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 18°C, në kryeqytet – rreth 10°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe me shi. Reshjet më të dendura priten në bregdetin verior. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 16 dhe 28°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 19–21°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 3 ballë.
Në male do të jetë me vranësira, me erë dhe reshje bore; nën rreth 1500 metra lartësi reshjet do të jenë me shi. Reshje të dendura bore priten në zonën qendrore të malit Stara Pllanina dhe në malet Rilla dhe Rodopa. Do të formohet një mbulesë e re bore dhe, në kombinim me erën e fortë veriore, do të ketë kushte për stuhi dëbore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 7°C, ndërsa në 2000 m – rreth 1°C.
Të enjten në gjysmën lindore të vendit vranësirat do të mbeten të dendura, por nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe të izoluara. Në pjesën perëndimore mundësia për reshje është e vogël, vranësirat do të çahen dhe do të pakësohen. Temperaturat gjatë ditës do të rriten dhe në disa zona do të arrijnë deri në 20°C.
Të premten retë do të shpërndahen dhe moti do të kthjellohet, në disa zona deri me diell.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..