Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së dhe vende me të cilat Bullgaria ka marrëdhënie kontraktuale. 80% e tyre janë kthyer për të jetuar në Bullgari.
Më të shumtit janë pensionet për stazhe në Gjermani – 12 500, 11 000 janë nga Spanja. Pas tyre vijnë pensionet nga Greqia, Italia, Britania e Madhe dhe Rusia. 20 për qind e pensioneve të huaja vijnë nga Republika Çeke, Qiproja, Austria, Franca, Ukraina, Portugalia dhe Polonia.
Numri i bullgarëve me pensione nga jashtë shtetit po rritet çdo vit. Gjatë 4 viteve të fundit, rritja ka qenë 50%. Numri i personave me pensione bullgare, të cilat u paguhen atyre që u zhvendosën në Turqi pas 1 majit 1889, po zvogëlohet nga 14 000 në vitin 2020 në 11 400 në fund të vitit 2024.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bntnews.bg
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..
Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të..
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë -..