Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ina Sotirova për rrugëtimin e saj drejt Xhamajkës, mangon me erë dhe kinemanë

Foto: arkiva personale

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve që jetojnë në ishullin e Xhamajkës. Por si dëshmi se është vështirë të gjesh një vend në botë ku të mos ketë të paktën një bashkatdhetar, së fundmi biseduam me regjisoren Ina Sotirova, e cila prej 10 vitesh jeton në këtë ishull dhe ka si shtetësi bullgare, ashtu edhe xhamajkane. Ajo u transferua në kryeqytetin Kingston për një vit, duke shoqëruar nënën e saj që filloi punë për Bankën Botërore aty:

"Në fund të atij viti që mbeta për të parë si jetohet në Xhamajkë, më ofruan një punë si mësuese për të rinjtë nga getot dhe të punoja në një serial dokumentar. Kursi ishte i përqendruar në video dhe kinema, por unë duhej të jepja mësim për shkrimin e skenarëve," – kujton Ina Sotirova. Pavarësisht njohurive në kinematografi, dokumentarë dhe gazetari, ajo vetë nuk kishte shkruar kurrë më parë një skenar. U desh të përgatitej shpejt dhe brenda dy javësh lexoi mjaftueshëm literaturë për të mbushur boshllëqet e saj. - Viti i parë ishte një test, por falë shumë kurseve të tjera ku mora pjesë, mësova më shumë rreth shkrimit dhe redaktimit të skenarëve.”

Ina nuk trembet nga risitë. Që nga mosha 12-vjeçare ka jetuar në vende të ndryshme të botës, pasi është vajza e një diplomati. Ka studiuar në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanada.

Frymëzimi për t’u bërë fotogazetare i erdhi në Barcelonë, ku jetoi për një kohë të caktuar. Pikërisht aty kujton se dashuria për fotografinë ka qenë e pranishme që në fëmijëri. Aty takohet edhe me mentorin e saj të parë në fotogazetari, por ëndrra e saj për të qenë reportere e National Geographic nuk u realizua. Ajo bën një hap anash, duke iu kthyer sërish kinemasë – një fushë ku kishte hedhur hapat e parë që si studente në New York.

“Atëherë realizova disa filma të shkurtër, ndërsa diploma ime ishte një film me titull ‘Freedom 2 Dance’. E kemi shfaqur në Bullgari në vitin 2012. Subjekti i tij lidhet me disa ligje në New York që nga viti 1926 deri në 2017 e bënin të paligjshme vallëzimin në lokale, në Qytetin që nuk fle kurrë.”
Skein nga filmi Freedom2dance
Suksesi më i fundit kinematografik i Inës është filmi i shkurtër “Mangoja me erë” ("Stinky Mango"), i cili ka marrë disa nominime për çmime në eventin “Diversity in Cannes”, ku fitoi edhe çmimin për kastin më të mirë të aktorëve në Kanë. Filmi fitoi gjithashtu çmimin për tregim inovativtë një hiistorie në festivalin “Films That Move” në Xhamajkë.

“Mangoja me erë është një metaforë për atë që ndodh brenda nesh kur nuk dimë si të përpunojmë emocionet tona, por i neglizhojmë dhe sillemi sikur nuk ekzistojnë. Ato fillojnë të kalben dhe të na sëmurin. Kjo është parahistoria e filmit tim të metrazhit të gjatë, i cili është ende në zhvillim, me titullin ‘Mango Magic’ (Magjia e Mangos). Në të tregojmë se si të përballemi me emocionet tona dhe çfarë force ka secili prej tyre.”
Ina Sotirova në sheshin e xhirimeve të filmit
Në qendër të filmit janë emocionet mashkullore dhe stereotipi se ‘burrat nuk qajnë kurrë’.

“Shoh sa e vështirë është për babain tim dhe për burra të tjerë në jetën time që të pranojnë edhe përpara vetes se çfarë ndodh brenda tyre. Mendoj se kjo vjen nga kultura, jo nga natyra njerëzore, sepse të gjithë jemi krijuar për të përballuar emocionet tona. Në ‘Stinky Mango’ përmendet disa herë se burrat e vërtetë nuk qajnë, nuk ndiejnë dhimbje dhe trishtim, dhe duhet të jenë gjithmonë të fortë. Kur pash statistikat, rezultoi se burrat kryejnë vetëvrasje shumë më shpesh se gratë – dhe kjo ndodh në çdo vend të botës. Nuk ka shtet ku burrat të mos jenë nga 4 deri në 20 herë më të prirë për vetëvrasje, për të mos përmendur edhe prirjen për dhunë në familje. Prandaj mesazhi që lë filmi është: ‘Ndje, që të shërohesh’ (Feel to heal)”, – përfundon bashkëatdhetarja jonë.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Mango Magic Movie, imdb.com, arkiva personale e Ina Sotirovës


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Borimeçkov
Foto: Shoqata për Zhvillimin e Komunitetit Bullgar në Moldavi

Aleksandër Borimeçkov dhe puna e tij në dobi të bashkatdhetarëve tanë në Moldavi

Bullgarët në Moldavi janë mbi 80 000 persona, dhe një pjesë jo e vogël e tyre jeton në pjesën jugore të vendit. Numri më i madh është i përqendruar në qytetin Tarakli dhe në rajonin përreth. Një nga qendrat shoqërore, e krijuar me nismën e komunitetit..

botuar më 25-11-17 7.15.PD

Nina Vasileva-Zaneshev dhe thirrja e saj për të frymëzuar bullgarët në Austri

Bashkatdhetarja jonë, Nina Vasileva-Zaneshev, është një nga shembujt në mesin e diasporës sonë jashtë vendit, që na japin besim se, kudo që të ndodhen në botë, komunitetet bullgare nuk do ta humbasin lidhjen e tyre me Bullgarinë. E lindur në një qytet të..

botuar më 25-11-12 7.00.PD

Kirill Kutin – konsulli i parë nderi i Bullgarisë në Norvegji

Më 24 tetor, me një ceremoni zyrtare dhe koncert festiv në qytetin norvegjez Stavanger, u hap Konsullata e Nderit e Bullgarisë në Norvegji. Konsulli i parë i nderit është pianisti Kirill Kutin, i cili gjatë dy dekadave të fundit është afirmuar si një..

botuar më 25-11-04 7.00.PD