Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan.
Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha këtu në tokë është e kufizuar, por për dashurinë korniza e kohës është e thyer dhe ajo ekziston në përjetësi. Ndërsa jemi ne, ekziston koha në të cilën mund t'i themi personit pranë nesh, familjes sonë, fëmijëve tanë, një miku - "Të dua"; njerëzve me të cilët ndajmë jetën tonë me mirënjohje për ekzistencën e tyre dhe me një lutje për të nesërmen – “Le të takohemi përsëri!"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Bojana Karpatova
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..