Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim tredimensional (3D) të jashtëzakonshëm të hapësirës. Kjo teknologji është e hapur dhe do të jetë falas për studiuesit dhe kompanitë nga e gjithë bota. “Kjo është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje ku robotët do të jenë pjesë e shtëpive, fabrikave dhe qyteteve tona”, deklarojnë nga instituti, transmeton BGNES.

Lajmi ka zënë vend kryesor në shumë media ndërkombëtare, dhe parashikohet që kjo teknologji mund të sjellë ndryshime të mëdha në shkallë globale. Deri tani modele kaq precize për robotikën janë zhvilluar vetëm nga kompani me miliarda dollarë kapital, shumë prej të cilave mbajnë teknologjinë e tyre sekrete. Hapja e këtij modeli për botën mund të japë një shtysë të re në zhvillimin e robotëve që funksionojnë jashtëzakonisht mirë në mjedisin përreth.
Me zhvillimin e SPEAR-1, INSAIT forcon rolin e Evropës si një qendër udhëheqëse për inovacion në robotikë dhe llogaritje 3D. Pas projektit qëndrojnë: Nikollaj Nikollov, Xhuliano Albaneze, Sombit Dej, Aleksandër Janev, prof. Luk Van Gool, Dr. Jan-Nico Zaech dhe dr. Danda Paudel.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: spear.insait.ai
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..