Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

Foto: BTA

Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi pozitiv nga Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare. Kjo agjenci do të duhet të kryejë një verifikim paraprak dhe të paraqesë me shkrim qëndrimin e saj përpara çdo transaksioni që lidhet me shitjen e aksioneve apo pjesëve të kapitalit të “Lukoil-Bulgaria”, “Lukoil Neftohim Burgas” dhe “Lukoil Aviation Bulgaria”. 

Në votim morën pjesë 191 deputetë. “Pro” votuan 119, “kundër” 70, ndërsa dy abstenuan.

Rafineria e “Lukoil”-it në Burgas është ndër faktorët e fundit që po e pengojnë Bashkimin Evropian të vendosë sanksione të drejtpërdrejta ndaj kompanive ruse të naftës, siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan edicioni evropian i “POLITICO”.

Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bulgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD

Kabineti propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare te Administrata Presidenciale

Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..

botuar më 25-10-24 2.52.MD
Svetosllav Bençev

Nuk priten tronditje apo rritje çmimesh në tregun e karburanteve

Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..

botuar më 25-10-24 11.08.PD