Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para 840 vjetësh, mbretërit Petër dhe Asen rivendosën shtetin bullgar

"Kryengritja e Asenit dhe Petrit", piktor Vasill Goranov
Foto: Facebook / Vasil Goranov

Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose në fillim të vitit 1186, në Tërnovgrad shpërtheu një kryengritje e re e udhëhequr nga fisnikët vendas Petër dhe Asen. Pas tre vitesh, përpjekja përfundoi me rivendosjen e shtetit bullgar.

Kodrat Çarevec dhe Trapezica në Veliko Tërnovo. Shkencëtarët supozojnë se Trapezica ka qenë pronë familjare e fisit Asenevci

“Rreth kryengritjes së Petërit dhe Asenit ka shumë momente misterioze, disa prej të cilave janë përhapur gjerësisht”, tregon për Radio Bullgarinë historiani nga Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, prof. Pllamen Pavllov. “Një prej tyre është pretendimi se kryengritja ka shpërthyer pikërisht në Ditën e Shën Dhimitrit (26 tetor). Kjo praktikisht nuk është e mundur, sepse në tetor ata u takuan në Kipsela me perandorin bizantin Isak II Engjëlli, në kampin e tij. Aty ndodhi një skandal, ku Aseni, për shkak të “gjuhës së tij të pakontrolluar”, siç shkruan Nikita Honjati, u ndëshkua me goditje në fytyrë. Pas kësaj, ata filluan në të vërtetë të veprojnë për organizimin dhe përgatitjen e kryengritjes në përmasa shumë më të gjera”, thekson prof. Pavllov.

Prof. Pllamen Pavllov

“Nga ana tjetër, të shënohet kryengritja në Ditën e Shën Dhimitrit nuk është edhe aq e gabuar — përkundrazi — sepse, siç duket, në vetë Bullgarinë qëndrimet dhe ndjenjat për të hedhur poshtë pushtetin bizantin tashmë ishin shumë të pjekua. Megjithatë, duhet ta pranojmë se pushteti bizantin në asnjë mënyrë nuk ka qenë i dobët, përfshirë edhe në Bullgarinë Veriore. Historianët tanë tëbrezave të mëparshëmmendojnë se në veri të Ballkanit ai në praktikë ka qenë vetëm simbolik. Kjo nuk është aspak e vërtetë”, shpjegon studiuesi.

Në gusht të vitit 1185, Selaniku – qyteti i dytë më i madh në perandori – u pushtua dhe u plaçkit nga normanët e Siçilisë. Me shumë gjasë, ushtarë bullgarë nga garnizoni bizantin morën ikonën mrekullibërëse të Shën Dhimitrit të Selanikut. Së bashku me lipsanet e shenjtorit, ikona u soll në Tërnovo. Vëllezërit Petër dhe Asen ia treguan atë turmës në momentin kur u shpall kryengritja, gjatë shugurimit të kishës së sapondërtuar me të njëjtin emër, kushtuar shenjtorit mrekullibërës. Për të kapërcyer frikën e bullgarëve nga hakmarrja e mundshme e perandorit bizantin, udhëheqësit e kryengritjes – vëllezërit Petër dhe Asen – shpallën se Shën Dhimitri tashmë e kishte hequr mbrojtjen e tij qiellore nga romakët dhe i kishte kaluar fuqitë e tij mrekullibërëse në mbrojtje të Tërnovos. 

Kisha „Shën Dhimitri i Selanikut“ në Veliko Tërnovo

“Bëhet fjalë për njerëz me njohuri të thella, për njerëz jo të rastësishëm. Jo thjesht për ndonjë grup të pakënaqurish, siç e kuptoi gabimisht edhe Isak II Engjëlli, i cili ndërmori një fushatë, i mundi, i dëboi dhe mendoi se çështja ishte mbyllur. Doli se ai nuk e kishte kuptuar situatën – dhe këtë e shpjegon një gjyqtar bizantin, Leoni Monasterion. Ai thotë me ironi: “Ironikisht, perandori ynë është më i madh se Vasili II, sepse Vasili II luftoi me bullgarët për 50 vjet, ndërsa Isaku i mposhti me një fushatë.” Ky Leoni Monasterion ishte pasardhës i një familjeje nga Manastiri, ku, siç duket, këto gjëra mbaheshin mend shumë mirë, dhe prej andej vjen edhe ironia ndaj perandorit që kishte menduar se do t’i mbaronte punët me Petërin dhe Asenin për disa javë.”

Betejë mes bullgarëve dhe romakëve – skenë në Qendrën Multimediale për Vizitorë Çarevgrad-Tërnovo

Profesori Pavllov mendon se në historiografi favorizohet gabimisht vetëm roli i vëllait më të vogël, Asen, në rivendosjen e mbretërisë bullgare, ndërsa mbreti Petër, me emrin laik Todor, është vendosur padrejtësisht në plan të dytë. 

Pikturimi i kishës „Shën Dhimitri i Selanikut“ me mbretin e ardhshëm Petër – skenë në Qendrën Multimediale për Vizitorë Çarevgrad-Tërnovo

“Ndër autorët bizantinë, më shumë armiqësi dhe urrejtje ka ndaj Petërit. Është e qartë se ai ka qenë ideologu i lëvizjes. Megjithatë, mes Petërit dhe Asenit ka pasur njëfarë mospajtimi, ose, siç e quante bizantinologu i madh ruso-amerikan Aleksandër Kazhdan, një “çarje”. Rreth vitit 1193 u arrit në mospajtime të brendshme dhe Petri ia la përparësinë Asenit, pa hequr dorë megjithatë nga titulli mbretëror. Për sundimtarët dhe oborret e huaja, mbreti i vërtetë konsiderohej Petri. Nga se vinte kjo çarje? Petri ishte përkrahës i një kursi më të moderuar – ai e kuptonte fuqinë e Bizantit dhe të Hungarisë si aleate të tij. Ndërsa forcat radikale udhëhiqeshin nga Aseni. Nëse e mendojmë mirë, ndoshta më shumë të drejtë ka pasur Petri”, arsyeton profesori.

„Shpallja e kryengritjes nga mbretërit Petër dhe Asen në Tërnovgrad“, piktor  Dimitër Gjuxhenov

Së bashku me historianë të tjerë, prof. Pllamen Pavllov prej kohësh thekson se, nëse ka vëllezër çlirimtarë në historinë bullgare, ata janë pikërisht themeluesit e dinastisë Asen. Pas vitit 1185, mbretërit Petër, Asen, Kallojani dhe Ivan Asen II arrijnë në vetëm 40 vjet ta bëjnë Mbretërinë Bullgare një faktor vendimtar për fatet politike të Ballkanit.

Kurorëzimi i mbretit Kallojan – skenë në Qendrën Multimediale për Vizitorë Çarevgrad-Tërnovo

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Monumenti „Asenevci“ në Veliko Tërnovo

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivo Ivanov, Facebook / Vasil Goranov, BTA, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Rajonin “Podujane” diskutohet se si rrënojat e një vile romake të shndërrohen në pjesë të gjallë të kryeqytetit

Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..

botuar më 25-10-22 5.05.PD

Varri i një gruaje të re nga shekulli i II-të u zbulua pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda

Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...

botuar më 25-10-16 4.22.MD
Prof. Nikollaj Ovçarov në Perperikon

Nikollaj Ovçarov prezanton një tempull gjigant të rrumbullakët – zbulimi më i fundit i Perperikonit

Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..

botuar më 25-10-10 5.50.PD