Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Foto: Ani Petrova, BNR

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga njerëzit pa mjete jetese në Kërxhali - 669 leva (342.05 euro).

Përfitimi mesatar i papunësisë për të gjithë vendin është 827 leva (422.84 euro). Tradicionalisht, shuma më e madhe e përfitimit të papunësisë në vend merret nga burrat në kryeqytet. Sipas të dhënave të fundit, ajo është mesatarisht 1,260 leva (644.23 euro), domethënë është më e lartë se paga minimale prej 1,213 leva (620.2 euro), e cila është planifikuar për vitin e ardhshëm. Kompensimi për gratë pa mjete jetese në Sofje, sipas të dhënave të fundit, është 1048 leva (535.83 euro). Burrat e papunë në Varna vijnë më pas – me pak mbi 1007 leva (514.87 euro) kompensim mesatar.

Në asnjë rajon tjetër në vend shuma nuk i kalon 1000 leva (500 euro). Të papunët e regjistruar me të drejtë kompensimi në të gjithë vendin janë pak mbi 58,000 persona. Ata janë 40% e të gjithë 148,000 personave pa mjete jetese të regjistruar në zyrat e punës.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova, BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro bullgare fillojnë më 1 dhjetor

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..

botuar më 25-11-07 5.22.MD

Para vendosjes së euros, njerëzit janë pesimistë për gjendjen e tanishme dhe të ardhshme ekonomike

Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..

botuar më 25-11-07 1.52.MD
Foto: Konfederata e Punës

Një nga sindikatat kryesore të vendit kundërshton Buxhetin 2026

Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata e dytë më e rëndësishme në vend thekson "mungesën e politikave dhe reformave për të adresuar sfidat..

botuar më 25-11-06 11.22.PD