Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për projektbuxhetin e vitit 2026, pasi biznesi në mënyrë të paprecedentë vendosi të mos marrë pjesë në diskutim. Sipas përfaqësuesve të biznesit, projekti është me prirje të majtë dhe është përgatitur pa dialog, raportoi gazetarja Csvetelina Stojanova. Biznesi kundërshton rritjen e planifikuar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të taksës mbi dividentët, të cilat, sipas tyre, do ta rëndojnë biznesin, do të rrezikojnë investimet dhe do të nxisin ekonominë gri. Punëdhënësit janë të pakënaqur edhe me pagën minimale të planifikuar për vitin 2026 nga 620 euro, që përbën një rritje prej mbi 12%. Biznesi pohon se buxheti është i papërshtatshëm dhe i dëmshëm për vendin. “Në të nuk ka asnjë reformë. Kjo ndarje parash me helikopter duhet të ndalet”, deklaruan prerazi punëdhënësit. “Ne u ftuan vetëm që të na dorëzohej fatura për të paguar shpërdorimet shtetërore. Nuk do të marrim pjesë. Ne jemi përgjegjës ndaj njerëzve që punojnë në ndërmarrjet tona, ndaj të rinjve, sepse nëse ajo që po shqyrtohet sot në sallën pas nesh bëhet realitet, ne u po vizatojmë atyre një të ardhme të errët,” komentuan përfaqësuesit e biznesit.
Buxheti për vitin 2026 do të jetë i pari në euro për vendin tonë, i cili do të ndryshojë monedhën e tij pas më pak se dy muajsh.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme..