Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Ivajllo Gruev për kohën kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta – herezi

“Problemi i elitës politike bullgare është se nuk ka një vështrim drejt së ardhmes”, thotë pedagogu i shkencave politike në Kanada

Prof. Ivajllo Gruev
Foto: Elena Karkallanova

“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare, kohën e transformimeve gjeopolitike dhe përbindëshin e zgjuar. Autori i kësaj analize politiko-filozofike mbi rendin botëror është prof. Ivajllo Gruev, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Otavës, me publikime shkencore në Kanada, SHBA, Angli, Gjermani dhe Rusi. Shkencëtari bullgar është autor i librave dhe teksteve mësimore mbi shkencat politike; në vitin 2012 u nominua për profesorin më të mirë në Otavë, ndërsa në vitin 2017 u dekorua me Urdhrin “150 Vjet Kanada”.

“Procesi i lindjes së botës së re do të vazhdojë, kam frikë, edhe për një kohë të caktuar - tha në studion e Radio Bullgarisë Prof. Ivajllo Gruev, duke iu kthyer kohës kur u vendos fillimi i modelit unipolar, që sot po përjeton agoninë e tij: - Fillon, sado e çuditshme që mund të tingëllojë, në Ballkan dhe shumë afër Sofjes - me Kosovën. Data është 23 marsi i vitit 1999, kur e ashtuquajtura "aleancë mbrojtëse" NATO aktivizoi një mijë avionë luftarakë që bombarduan Kosovën për 78 ditë, dhe arsyeja ishte gjenocidi kundër popullsisë shqiptare në Jugosllavinë e mbetur. Si filloi bota unipolare? Filloi me faktin se e drejta ndërkombëtare duhej harruar, si dhe institucioni i saj kryesor - Kombet e Bashkuara. /…/ Kosova ishte i ashtuquajturi "projekt pilot" - për të parë se si tre të mëdhenjtë - Kina, Federata Ruse në atë kohë dhe, natyrisht, opinioni publik në Shtetet e Bashkuara, do të reagonin ndaj këtij akti agresioni.Doli që kjo luftë mund të kalonte pragun e tolerancës së opinionit publik botëror, të shoqërisë civile, dhe disa vite më vonë, në vitin 2003, ne tashmë kishim një operacion ushtarak në shkallë të plotë - në Irak, ku arsyeja ishin "armët e shkatërrimit në masë", të cilat, doli që Iraku nuk i zotëronte. Libia, Siria, Ukraina e pasuan..."

Rripi i Gazës

Prof. Gruev është skeptik në lidhje me mundësinë e "shuarjes" së konfliktit në një tjetër pikë të nxehtë - Rripin e Gazës.

"Diskursi rreth këtij konflikti në mediat kryesore është shtrembëruar seriozisht - nuk ka një bisedë të sinqertë dhe objektive rreth asaj që po ndodh në Gaza. Në fillim të shtatorit, CBS publikoi shifrën e fëmijëve të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza - numri tejkalon 20 mijë. Ata llogaritën se 28 fëmijë vdesin në ditë gjatë armiqësive aktive - kjo bisedë nuk tërhoqi vëmendjen e komunitetit objektiv gazetaresk as në Bullgari, as në Evropë, me disa përjashtime në SHBA."

Deri në ç'masë arrin Bullgaria të kapë ndryshimin në modelet gjeopolitike, apo jemi shumë të përqendruar në pasigurinë tonë politike - a ka vendi ynë një rol në proceset botërore?

"Shteti bullgar aktualisht është në dhomën e frigoriferit. Askush nuk po i kushton vëmendje. Për qendrat kryesore gjeopolitike - SHBA-në, Kinën, Rusinë - Bullgaria nuk ekziston - paralajmëron profesori i shkencave politike, duke e justifikuar këtë deklaratë me faktin, se për muaj të tërë "nuk kemi pasur kontakte diplomatike me kryeqytetin e hegjemonit - Uashingtonin. Bullgaria nuk ka ambasador, ashtu si Amerika nuk ka një të tillë këtu. Vizita e Donald Trump Jr. ishte shumë simptomatike. Gjatë qëndrimit të tij mjaft të shkurtër në Bullgari, ai refuzoi të fotografohej dhe refuzoi të jepte ndonjë intervistë. Kjo shpjegon disi qëndrimin e Uashingtonit zyrtar ndaj asaj që po ndodh në Bullgari."

Donald Trump Jr. në mbërritjen e tij në Bullgari

Ne jemi jashtë periferisë së periferisë së asaj që po ndodh aktualisht jo vetëm në kontinentin evropian, por edhe në shkallë globale - thotë analisti, duke parashikuar se shteti bullgar është përballë një reformimi.

“Jam optimist, sepse ajo që po ndodh aktualisht është e paprecedent nga shumë këndvështrime, jo vetëm gjeopolitike. Dhe në këtë drejtim, e vetmja mënyrë që ne mund të mbijetojmë si komb dhe shtetësi është reformimi i plotë i asaj që quhet Shteti i Pestë. Problemi i elitës bullgare është se nuk ka një vizion, një perspektivë për të ardhmen – një debat i tillë nuk ekziston në parlament. Unë përmbahem të komentoj se çfarë ndodh atje, por herë pas here, kur shikoj televizion bullgar, kam përshtypjen se parlamentarët janë shumë më të interesuar të lexojnë telefonat e tyre. /…/ Energjia që këta njerëz përcjellin është mungesë interesi për çështjet shoqërore, por vetëm për interesat e tyre personale, thjesht materiale” – konstatoi prof. Gruev.

"Mendoj se sado e vështirë të jetë, duhet t'i hapim sytë dhe ta shohim realitetin ashtu siç është dhe të përpiqemi me forcën tonë, kolektive, ta ndryshojmë atë. Përndryshe, jetojmë në një "botë ëndrrash" - një botë ëndrrash, që nuk ka të bëjë fare me realitetin" - është kategorik Prof. Gruev, në lidhje me kohën dhe vendin e prezantimit të librit të tij të ri "Konvulsione para multipolaritetit - koha kur iluzionet janë të shenjta, dhe e vërteta është herezi", botuar nga Shtëpia Botuese "Lindje-Perëndim".


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Elena Karkalanova, AP/BTA, EPA/BGNES, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD
Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm dëshiron prani më të madhe aleate në Detin e Zi

Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..

botuar më 25-10-31 10.40.PD
Raja Nazarjan

Kryetari i Parlamentit do të ndërrohet çdo 10 muaj

Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..

botuar më 25-10-29 5.08.MD