Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Foto: BTA

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin Livingston deri në fund të dhjetorit dhe të kthehet në mesin e prillit 2026, tha kapiteni i anijes Radko Muevski.


Në ekspeditën aktuale të 34-të polare, shkencëtarë nga Greqia, Mali i Zi, Rumania, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të punojnë në bazën e ishullit Livingston së bashku me bullgarët. Një projekt që synon biodiversitetin detar do të zbatohet bashkërisht midis shkencëtarëve tanë dhe kolegëve të tyre nga Portugalia dhe SHBA-ja. Si më parë, do të ketë aktivitete të përbashkëta me Programin Spanjoll të Atlantikut dhe me ekipe nga Argjentina dhe Peruja.

Janë planifikuar një numër projektesh në fushat e kërkimit mikrobiologjik, biologjisë detare, mjekësisë, sociologjisë, kërkimit hapësinor dhe oqeanologjisë. Vëzhgimet sistematike të mjedisit polar do të vazhdojnë, duke pasur parasysh ndryshimet klimatike.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasada bullgare në Prishtinë ofron ndihmë për një bullgar të plagosur

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..

botuar më 25-11-05 5.59.MD

KE na ndal fonde nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri për shkak të moszbatimit të reformave antikorrupsion

Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..

botuar më 25-11-05 5.22.MD

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..

botuar më 25-11-05 3.51.MD