Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Dy gra nga Korça janë në pritje të fëmijëve të tyre me ndihmën e specialistëve bullgarë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin e Korçës. Fushata është vazhdimësi e ekzaminimeve mjekësore parandaluese, të zhvilluara prej dy vitesh nga specialistë bullgarë në rajonin e Prespës së Vogël, të organizuara nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare”, i themeluar nga Dr. Milen Vrabevski. Në kauzën „për një jetë të re“ u bashkuan edhe Fondacioni “Dua Bebe”, si dhe “Shoqata për Miqësinë Bullgaro-Shqiptare”, me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në Tiranë, të përfaqësuar nga ambasadori Ivaylo Kirov dhe kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Partner mediatik i nismës është edhe Radioja Kombëtare Bullgare.
Para fillimit të takimeve me mjekët, organizatorët mblodhën gazetarë bullgarë dhe shqiptarë në klinikën pritëse BMC (Balkan Medical Clinic) dhe shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin e të gjitha palëve. Radina Vellçeva, themeluese e fondacionit “Dua Bebe”, foli për bashkëpunimin pothuajse njëzetvjeçar me Dr. Milen Vrabevskin dhe theksoi rolin e organizatës së saj në krijimin e Fondit Shtetëror për Riprodhim të Asistuar në vitin 2009. Deri më sot, me mbështetjen financiare të shtetit janë lindur 18 000 bebe në Bullgari, dhe sot çdo çift mund të aplikojë për mbështetje financiare deri në katër herë, duke marrë deri në 6 000 leva për çdo përpjekje.

Vellçeva shtoi se 46 foshnja kanë ardhur në jetë me mbështetjen financiare të Dr. Vrabevskit dhe Fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe, për herë të parë, tregoi lidhjen e tyre me rajonin e Korçës, ku para dy vitesh dy gra nga Korça kërkuan ndihmën e tyre. “Me shumë gëzim dua t’ju njoftoj se në muajt e ardhshëm do të lindin dy foshnjat e para nga ky rajon me ndihmën e specialistëve bullgarë dhe dy organizatave tona,” – tha ajo. Si shenjë mirënjohjeje, Vellçeva u dhuroi përfaqësuesve të Shoqatës për Miqësinë Bullgaro-Shqiptare, Dhimitër Pandovskit dhe Jani Nikollës, një ikonë të Shën Mërisë, të bekuar nga nënat e fondacionit. Nga ana e tyre, ata shprehën mirënjohje duke dhuruar fletë lavdërimi për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj fushate në Korçë.

“Bashkimi ynë është një shembull i mirë evropian,” – tha nga ana e tij Dr. Milen Vrabevski, një nga kontribuesit më të shquar për komunitetin bullgar në rajon. “Ne i mbajmë premtimet tona – u shpreh ai para të pranishmëve. Ne ofrojmë gjithmonë ndihmë kur na kërkohet nga autoritetet vendore dhe ato shtetërore të Shqipërisë.”

Dr. Vrabevski shprehu një falënderim të veçantë edhe për institucionet bullgare me të cilat bashkëpunon – Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe veçoi Forcat Ajrore, që shpesh ofrojnë avionin transportues ushtarak “Spartan” për të transportuar mjekët bullgarë në rajon. “E mira është ngjitëse” – theksoi ai, duke pranuar se në fushata tashmë përfshihen gjithnjë e më shumë njerëz dhe donatorë jashtë fondacionit të tij, gjë që e lartëson edhe më shumë imazhin e Bullgarisë.
Dr. Milen Vrabevski
“Ky është cikli i tretë brenda një muaji e gjysmë, duke mbuluar kontrolle parandaluese në të gjitha fushat mjekësore për banorët këtu. Të gjitha rastet më të rënda i marrim përsipër ne, dhe trajtimi i mëtejshëm kryhet në Bullgari. Ne jemi të lidhur me problemet e këtyre njerëzve dhe duam që ky vend të jetë një vend më i mirë për të jetuar, sepse këtu jetojnë bullgarë, si ne. Ne nuk kemi marrëveshje me ta, nuk presim asgjë në këmbim. Ne vijmë vetëm për të ndihmuar. Më e bukura është se këtë nivel të lartë ekzaminimi, përveç bullgarëve të rajonit, ne ua ofrojmë edhe të gjithë njerëzve të tjerë, pavarësisht se si vetëidentifikohen nga ana e përkatësisë apo kombësisë,” – tha Dr. Vrabevski në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Në muajin dhjetor, ai dhe ekipi i tij do të vizitojnë zonën e Gollobordës, ku do t’u dhurojnë banorëve automjetin e premtuar për pastrimin e borës në terrenet e vështira malore. Kjo ndodhi brenda një periudhe shumë të shkurtër, pasi në rajon përfundoi një cikël tjetër dhurimesh dhe furnizimi me pajisje për shkollat – pajisje ngrohjeje, fotokopjeje, printera, tabela interaktive dhe kompjutera për fëmijët, – shpjegoi Dr. Milen Vrabevski.
Dhimitër Pandovski dhe Dr. Milen Vrabevski
“Ne thjesht përpiqemi të japim një shembull të mirë – që asnjë bullgar nuk duhet të mbetet i harruar, pavarësisht se ku ndodhet. Veçanërisht ata që kanë mbetur jashtë kufijve të atdheut për arsye që nuk varen prej tyre. Ajo që ne po përpiqemi të gjenerojmë është t’i japim kuptim fjalëve si ‘lidhje’, të ndërtojmë ura ekonomike, të shuajmë gjuhën e urrejtjes, të krijojmë bashkëpunim ndër-evropian.”

Ndërkohë, detyrën që jeta të vazhdojë të zhvillohet në Korçë, madje edhe me ndihmën e specialistëve, e morën përsipër Dr. Georgi Nikollov dhe embriologia Iskra Antonova nga Qendra Mjekësore “ReproBioMed”.
Dr. Iskra Antonova dhe Dr. Georgi Nikollov
“Si një përpjekje e parë për afrimin tonë, mendoj se iniciativa është shumë e suksesshme,” – tha për Radio Bullgarinë Dr. Georgi Nikollov. “Jam shumë i lumtur që kemi mundësinë të krijojmë kontakte të tilla në Shqipëri, aq më tepër që vendi është në prag të anëtarësimit në BE dhe është e rëndësishme që ne të jemi ndër të parët me iniciativa të tilla këtu.”

Shumica e pacientëve që vizituan specialistët bullgarë në ditën e parë ishin shqiptarë. Ne takuam një nga gratë e para që priste tek kabineti i mjekëve bullgarë:

“Mësova për iniciativën përmes rrjeteve sociale, duke ditur se edhe më parë ka pasur raste kur mjekë bullgarë kanë vizituar komunitetet bullgare këtu dhe kanë ndihmuar banorët e komunitetit bullgar që jetojnë në Shqipëri. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për personat në nevojë. Për fat të keq, në Shqipëri ende ekziston një mentalitet ku çiftet hezitojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Mesazhi im për ta është të mos hezitojnë dhe të bëjnë vizita të herëpashershme.” - tha ajo.
Korça
Situata këtu nuk është më e ndryshme se ajo në Bullgari, na shpjegoi Dr. Nikollov. “Ne jemi popuj të ngjashëm dhe të dyja shtetet kanë probleme demografike,” – përshtypje që u vërtetua edhe më shumë me mbërritjen e tij në Korçë. Ai është i bindur se ky është një fillim i mirë drejt një pranie më të qëndrueshme të specialistëve bullgarë në Shqipëri – një mision që do të vazhdojë në të ardhmen, me ardhjen edhe të specialistëve të tjerë të mjekësisë riprodhuese në Korçë.

Për herë të parë për Radio Bullgarinë, Dr. Georgi Nikollov përmendi gjithashtu një iniciativë të planifikuar të ngjashme për komunitetet bullgare në Moldavi. “Gjithçka është çështje organizimi dhe vullneti, dhe nga ana jonë ai ekziston,” – theksoi mjeku bullgar.

Foto: Vesella Krësteva, Kostandina Bello, Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekip mjekësor bullgar do të kryejë kontrolle riprodhuese në Korçë

Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet:  “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..

botuar më 25-11-07 1.46.MD

Në një hakaton në Sofje do të zhvillohen inovacione në kuadër të programit evropian hapësinor

Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..

botuar më 25-11-07 10.10.PD

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD