Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike.Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë.Këtë e komentoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në lidhje me veprimet e agjencisë në “Lukoil”.“Ne do të sigurojmë respektimin e sanksioneve dhe qëllimin e tyre kryesor - që asnjë cent të mos shkojë për luftën në Ukrainë”, tha Zheljazkov.Ai theksoi se që nga dita e parë e sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanisë më të madhe private ruse të naftës, mbahet një kontakt i vazhdueshëm me Departamentin e Thesarit të SHBA-së, Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Shtetit.Lidhur me ligjin për vendosjen nga shteti të një menaxheri të posaçëm në rafinerinë e naftës në Burgas, Zheljazkov premtoi se emrat që janë në diskutim për menaxherin ose menaxherët do të shpallen.Kryeministri ishte kategorik se sasitë e karburantit për vendin janë të garantuara.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bgSasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në..