Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita në Sofje tregon talentin e nxënësve nga shkollat moldave

5
Foto: BTA

Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej tyre iu kushtua talentit artistik të nxënësve nga disa shkolla në Moldavi.



Ekspozita me titull "Në dy atdhe ne jemi bij..." organizohet nga Agjencia për Bullgarët jashtë vendit në partneritet me Ambasadën e Republikës së Moldavisë në Bullgari dhe me Bashkinë e Kryeqytetit, e cila ka vënë në dispozicion një nga sallat e “Largo”-s së kryeqytetit. Aty çdo njeri që ka dëshirë mund të shohë vizatimet e nxënësve, të frymëzuara nga veprat e autorëve bullgarë, pjesë e programit mësimor të shkollave të mesme në Moldavi, deri më 19 nëntor 2025.

Rajna Manxhulova dhe Emil Zhakote, Ambasadori i Moldavisë në Sofje

"Ekspozita i kushtohet Ditës së bullgarëve të Besarabisë – 29 tetor dhe Ditës së rilindësve popullorë – 1 nëntor. Këto dy data janë thellësisht të lidhura dhe na kujtojnë se forca e shpirtit bullgar mbështetet edhe te besimi në rrënjët dhe unitetin tonë, pavarësisht nëse jemi në Bullgari apo jashtë kufijve të saj" – theksoi në fjalimin e saj gjatë hapjes së ekspozitës drejtoresha ekzekutive e agjencisë, znj. Rajna Manxhukova. 

Ljubomira Zhakote (e dyta nga e djathta)

Ideja për ekspozitën është e Ljubomira Zhakote – bashkëshorte e ambasadorit aktual të Moldavisë në Bullgari, Shkëlqesia e Tij z. Emil Zhakote. Kjo është vetëm një nga iniciativat e realizuara deri më tani nga ana e saj, të cilat forcojnë lidhjen midis dy popujve.



"Që në fund të muajit maj, falë bashkëpunimit me shtëpinë botuese 'Prosveta', Agjencinë për Bullgarët jashtë vendit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ribotuam tekstin mësimor për klasën e 10-të mbi letërsinë e vjetër bullgare dhe Rilindjen bullgare. Ky është një tekst që është botuar para 30 vitesh dhe kishte nevojë të ngutshme për një të ri. Kjo ekspozitë është ideja ime e dytë që po e realizojmë. Përpiqemi të krijojmë ekipe krijuese me të cilat të zbatojmë këto ide kulturore e arsimore. Ky është misioni im këtu."

Teksti mësimor është shfaqur për herë të parë në vitin 1993. Programi arsimor në Liceun Teorik Bullgar “Vasil Levski” në Kishinjev, ku Ljubomira është mësuese shumëvjeçare e gjuhës dhe letërsisë bullgare, është krijuar tërësisht sipas këtij teksti.



"Ai ishte bërë plotësisht i papërdorshëm dhe nxënësit thonin se u mungonin faqe dhe nuk mund t’i mësonin mësimet" – kujton ajo, dhe për këtë arsye, sapo mbërriti në vendin tonë, i tha bashkëshortit të saj se ribotimi i këtij teksti është gjëja e parë që duhet të bëjnë.



Zonja Zhakote kujtoi arsyet për krijimin e Liceut Teorik në Kishinjev, ku sot mësojnë 325 fëmijë, dhe vitin e ardhshëm pritet të shënohet 30-vjetori i themelimit të tij:

Ljubomira Zhakote

"Në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar, vala patriotike midis bullgarëve në Besarabi ishte shumë e madhe. Kjo u bë edhe arsyeja kryesore që të lindte ideja për krijimin e një shkolle bullgare në qytetin e Kishinjevit. Për krijimin e saj punuan si bullgarët në Kishinjev, ashtu edhe ambasada e sapokrijuar e Moldavisë në Sofje. Para se të hapej shkolla, u bë një studim që tregonte se në Kishinjev jetonin më shumë se 15 000 bullgarë. Kjo nënkuptonte se do të kishte fëmijë që do të mësonin atje nga e hëna deri të premten, duke studiuar të gjitha lëndët. Mësimi zhvillohet kryesisht në rusisht, por ka lëndë nga i ashtuquajturi cikël bullgar – Gjuha dhe Letërsia Bullgare, ‘Historia, kultura dhe traditat e popullit bullgar’, muzika, dhe më parë mësohej madje edhe gjeografia e Bullgarisë. Krenohemi me faktin se ne jemi e vetmja shkollë në Moldavi, ku këto lëndë i japin bullgarë që janë të lindur ose të dërguar nga Bullgaria në Moldavi", sqaroi ish-mësuesja e gjuhës bullgare atje.

Zonja Zhakote nuk e fshehu kënaqësinë e saj që një numër i madh i ish-nxënësve të liceut prej vitesh janë në Bullgari, ku kanë krijuar familjet e tyre dhe janë realizuar në fusha të ndryshme të ekonomisë sonë.

Shihni më shumë për bullgarët e Besarabisë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: BTA, Facebook / ИАБЧ, Facebook /Ivan Duminica 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD

Besimi në mediat publike - çelësi i ekzistencës së tyre

Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..

botuar më 25-10-22 11.46.PD
Docent dr. Natalija Rashkova

Studimet e një shkencëtareje bullgare japin drejtime të reja në etnologji

Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..

botuar më 25-10-21 8.00.MD