Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I lindur në Egjipt, Shën Minai shquhej për guximin dhe besimin e palëkundur. Ai ishte ushtar në ushtrinë romake gjatë perandorit Dioklecian, por kur pa persekutimin e të krishterëve, la shërbimin ushtarak dhe u tërhoq në një jetë të shenjtë si eremit, duke jetuar në post dhe lutje.
Në qytetin e Kotuani (afër Aleksandrisë), Shën Minai zbuloi guximshëm besimin e tij në Krisht dhe u përball me martirizimin për këtë. Ai u ekzekutua me prerjen e kokës për shkak të besimit të tij dhe më pas trupi i tij u hodh në zjarr, por mbeti i paprekur nga flaka, duke dëshmuar fuqinë e mrekullive të Zotit. Pas kësaj, besimtarët e varrosën trupin e tij në një vend që më vonë u bë qendër e shumta mrekullie dhe adhurimi.
Shën Minai njihet si mbrojtës i udhëtarëve, i të pafajshmëve dhe i atyre që përballen me padrejtësi. Në Bullgari, ai është shumë i nderuar, veçanërisht në manastirin “Shën Minai” pranë Sofjes, ku ruhet ikona e tij e mrekullueshme. Shumë besimtarë dëshmojnë për shërim nga sëmundje të rënda. Shën Mina njihet edhe për ndihmën që jep fëmijëve dhe për mbrojtjen nga forcat e këqija
Shën Mina është shembull i besnikërisë ndaj Krishtit, guximit përballë provave dhe gatishmërisë për të sakrifikuar lavdinë tokësore për shkak të lavdisë së përjetshme.
Redaktoi dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: pravoslavieto.com, Radio Vitin
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..
Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..
Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..