Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cantantibus organis:

Për Shën Cecilian – një koncert në kujtim të organistit virtuoz Janko Marinov

Foto: Konkatedralja “Shën Jozefi”

Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri ngjarjesh, të organizuara nga fondacioni Concerto Antico në kujtim të Janko Marinov (1975–2025), pianist, organist dhe studiues i muzikës së vjetër. Koncerti tjetër – "Mbretëreshat luftëtare", është parashikuar për fundin e dhjetorit.

Janko Marinov

"Ky është koncerti i parë që e bëjmë pa mikun dhe kolegun tonë të dashur Janko Marinov" – tregon Stanisllava Georgieva, organiste, pianiste dhe asistente e tij shumëvjeçare. – "Kjo është një traditë e krijuar falë tij në kishën katolike. Përgjegjësia jonë është aq më e madhe, sepse publiku tashmë ka shije të edukuar ndaj muzikës dhe pritshmëri shumë të mëdha".

Në koncertin, të dedikuar shenjtores së shekullit III, janë përfshirë vepra të lidhura me kujtimin e saj, i cili nderohet më 22 nëntor. Gjatë shekullit XVI ekzistojnë bashkësi muzikore – në Romë dhe Londër, që e festojnë ditën e saj dhe i kushtojnë oda. E njohur është edhe një meshë, e shkruar së bashku nga 7 kompozitorë.

"Ka një sërë studimesh që kërkojnë në ç’mënyrë Shën Cecilia lidhet pikërisht me muzikën – ajo është e njohur si mbrojtëse e muzikës kishtare dhe e muzikantëve kishtarë. Në 'Vuajtjet e Shën Cecilias' përshkruhen gjerësisht jeta dhe virtytet e saj. Në ditën e dasmës së saj, ajo me lutjen e vet i drejtohet Zotit, që zemra dhe trupi i saj të mbeten të pastër. Dhe në fakt thuhet se ajo këndonte nga zemra drejt Zotit, ndërsa instrumentet binin – cantantibus organis. Interesante është se shumë kompozitorë i drejtohen pikërisisht këtyre fjalëve. Janë krijuar mbi to vepra të ndryshme shpirtërore – motete, mesha të tëra..."



Një nga këto motete – i Luca Marenzio, është përfshirë edhe në programin e koncertit, së bashku me vepra nga Bahu, Hendeli (Oda për ditën e shenjtes Cecilia – Cecilia, volgi un sguardo), Përsell, Bukstehude, Tarkuinio Merula, një arie nga kantata "Legjenda e Shën Cecilisë" nga Julius Benedikt. Interpretues janë muzikantë që kanë koncertuar gjatë viteve me Janko Marinov – Stanisllava Georgieva në çembalo dhe organ, sopranoja Anastasija Alltuhova, basi Georgi Bejkov, si edhe ansambël harkor: Ana Ivanova – violinë, Katja Vëlleva – violë, Katerina Daçeva – violë dhe Vesela Dërvarova – violonçel.

"Mbretëreshat luftëtare" është koncerti i ardhshëm që muzikantët do ta interpretojnë pothuajse në të njëjtin përbërje më 29 dhjetor në Akademinë Muzikore "Prof. Panço Vlladigerov" në Sofje me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës. Autor i konceptit të koncertit, i menduar si pjesë e një serie baroke, është Janko Marinov.



"Paraqitet konkurrenca krijuese mes dy divave operistike, të cilat kanë kënduar në fillimin e shekullit XVIII – Faustina Bordoni dhe Françeska Kuconi. Ato janë shumë të ndryshme mes tyre. Për shembull, kompozitorët e preferonin sopranon e Kuconit në ariet lirike, ndërsa Bordoni ishte mecosoprano. Ato konkurronin gjatë interpretimit për dashurinë e publikut. Në fakt atëherë publiku përjetohej shumë fort në të gjitha këto dhe madje në një premierë opere shpërthyen trazira të fuqishme. Në programin e koncertit tonë do të përfshihen vepra, të cilat janë të lidhura me biografitë e tyre nga Hendel, Hase, dhe gjithashtu vepra nga Porpora."

Koncertet bashkëorganizohen nga fondacioni Concerto Antico, i krijuar në kujtim të Janko Marinov, i cili përveç se ishte organist dhe pianist, merrej me paleografi muzikore, studionte fluturat, merrte pjesë në programe për rikthimin e popullatës së specieve të rrezikuara dhe interesohej për mikrobiologjinë.

"Disa miq të Jankos vendosëm të organizojmë një fondacion, që të përpiqemi të vazhdojmë aktivitetet që ai kishte filluar – tregon kryetari i saj prof. Georgi Vajsilov. – Shpresojmë që kjo të na ndihmojë të realizojmë të paktën një pjesë të këtyre aktiviteteve në të ardhmen. Nëpërmjet Stanisllava Georgievës ecim në drejtimin e interesave të tij muzikore, por për fushat e tjera të interesave të tij të gjera do të kërkojmë mundësi të tjera."

Janko Marinov

Emri i fondacionit – Concerto Antico i referohet konsortit për muzikë të vjetër, i themeluar nga Janko Marinov në vitin 2000. Ansambli ka përbërje të ndryshueshme, por në bazë gjithmonë është krijuesi i tij, i cili merr pjesë si organist, çembalist dhe sigurisht – me vizionet e tij krijuese.

"Ne e njohim njëri-tjetrin që nga vitet tona studentore në Akademi, kur ishim në klasën e prof. Neva Krësteva dhe mund të them se kam marrë prej tij jashtëzakonisht shumë për zhvillimin tim me organin. Ai ishte një personalitet me mundësi vërtet të paimagjinueshme, të cilat në mënyrën më të mirë arrinte t’i përqendronte në të gjitha aktivitetet me të cilat merrej – kërkimore dhe interpretative, organizimin e projekteve të ndryshme muzikore, qoftë për interpretimin e muzikës, qoftë për digjitalizimin e dorëshkrimeve muzikore. Ai kishte kërkime shumë të thelluara, të cilat, sa di unë, datojnë që nga vitet e tij në shkollën e muzikës dhe më vonë vazhdojnë të thellohen. Teknikën që futet për herë të parë nga Liszt, Buzoni dhe Alkani – mund të thuhet se ai e zhvillonte më tej në mënyrën e vet dhe falë kësaj arrinte të realizonte interpretim vërtet jashtëzakonisht virtuoz të veprave për piano që kanë vështirësi shumë të madhe. Ne patëm privilegjin të jemi pranë tij dhe të marrim pjesë në të gjitha ato koncerte, të cilat ishin ngjarje të vërteta, diçka fenomenale."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Konkatedralja “Shën Jozefi”, arkiv personal, bogonosci.bg, BulFoto



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov (kitarë)

Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov prezantojnë në Niagara “Përralla Antarktike”

Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..

botuar më 25-11-12 2.39.MD

Këngëtari i rokut Toma mbledh "shenjat" e tij në një album të dytë solo

Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..

botuar më 25-11-11 6.00.PD

Me koncertin e Ars Nova Napoli, Sofja kremton 2500 vjetorin e themelimit të Napolit

Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..

botuar më 25-11-09 8.00.PD