Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa gjatë natës dhe deri paradite mjegull do të ketë edhe në luginat e lumenjve të Bullgarisë Jugore. Era pothuajse nuk do të fryjë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në kryeqytet rreth 16°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 14-16°. Temperatura e ujit të detit 16-17°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 1-2 ballë.
Në male moti do të jetë me diell, me erë të lehtë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 15°, ndërsa në 2000 m rreth 9°.
Të dielën moti do të jetë pothuajse i qetë, ndërsa në rajonet lindore do të fryjë erë të lehtë jugore. Temperaturat do të rriten dhe minimalet do të jenë mes 3 dhe 8°, ndërsa maksimalet – mes 16 dhe 21°. Në ultësira dhe fushat pranë baseneve ujore do të ketë mjegull më të qëndrueshme. Në male moti do të jetë relativisht i ngrohtë, me vranësira të larta të shpërndara deri në mot me diell.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Elena Karkallanova
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..